VIDEO / Debutim i shkëlqyer për Manajn, gol që në ndeshjen e parë

Rei Manajt i janë dashur vetëm pak minuta në fushën e lojës me skuadrën e Albacete për të lënë shenjë në ndeshjen e parë të sezonit të ri me klubin e ti,. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare është aktivizuar si zëvendësues, por ka gjetur rrjetën pa kaluar as 10- minuta në fushë.

Ai u aktivizua në minutën e 76 të ndeshjes ndaj Deportivo La Korunja, kur skuadra e tij ishte në disavantazh dhe pas disa aksioneve të rrezikshme, në minutën e 85-të shkroi emrin në listën e goalshënuesve duke realizuar me një qetësi të admirueshme një penallti shumë të rëndësishme për ekipin e tij.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 dhe kjo penallti e shënuar nga Manaj i dha mundësinë sulmuesit që të bëhej menjëherë protagonist vendimtar për t’i siguruar pikë skuadrës në këtë sezon ku ajo ka pretendime që të luftojë për ngjitjen në La Liga. /vipsport.al/

Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Partizani!

Në Korçë po luhet ndeshja e parë e kampionatit të 80-t të Superligës mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Tifozët e Partizanit kanë goditur ambulancën dhe zjarrfikësen ndërsa kanë zbritur në fushën e lojës duke kapërcyer kangjellat.

Tifozët e Skënderbeut kanë kapërcyer rrethimin dhe vërshojnë drejt tribunës së të kuqve duke nisur një incident masiv.

Por, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, në një ndeshje ku përllogariten rreth 4000 tifozë, gjenden vetëm 6 stjuard, dhe të gjithë ata, para tribunës së tifozerisë mike të Partizanit. Ndërkohë, në fushë kanë filluar të futen lirisht edhe disa fëmijë, të cilët duke kapërcyer rrethimin, nuk e kanë aspak të vështirë të prekin fushën e gjelbërt.

Ajeti ndryshon destinacion, do të marrë leksione Kampioni Botës

E ardhmja e Arlind Ajetit duket se po qartësohet, duke qenë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shumë pranë kalimit te skuadra e Peruxhias në Serinë B.

Lajmi bëhet i ditur nga “Tutto Mercato Web” e cila raporton se Ajeti është pranë akordit me skuadrën italiane, trajner i së cilës është legjenda e Milanit dhe kampioni i Botës në vitin 2006, Alesandro Nesta.

Ish-mbrojtësi i Italisë dhe i Milanit, padyshim që do t’i jepte një ndihmë të madhe Ajetit te Peruxhia, duke qenë se me eksperiencën e tij ndërkombëtare, do t’i jepte leksione Ajetit për të qenë një mbrojtës që jep më shumë siguri në fushë. Pak ditë më parë, u raportua për një kalim të mundshëm të Ajetit te Leçe, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar sërish. /Erjon Allaraj-vipsport.al/

Nuk i tregoi askujt se ishte djali i Ronaldinjos!

Zhoao Mendes, djali i ish-futbollistit të njohur brazilian Ronaldinjo, shumë shpejt do të bëhet pjesëtari më i ri i akademisë së Kruzeiros. Por djaloshi mendonte se lidhja e tij me ish-yllin e “seleçaos” do ta pengonte për të bërë karrierë.

Ndaj 13-vjeçari është përpjekur të fshehte identitetin e tij gjatë testimeve me klubin brazilian duke menduar se kështu do të shihnin më mirë talentin e tij dhe jo të ndikoheshin lidhja e tij farefisnore. Ai zhvilloi testime edhe me PSG-në para se të shkonte te Kruzeiro, një prej klubeve të elitës në Brazil.

Sipas “Globoesporte”, Mendes ka lënë përshtypje shumë të mira te skautët e klubit por për momentin nuk mund të firmosë pasi është ende 13-vjeç dhe duhet të kalojë nëpërmjet akademisë. Skautët zbuluan identitetin e tij vetëm pasi u njoftuan nga gazetarët e pranishëm në stërvitje.

Mendes është djali i lindur nga martesa e Ronaldinjos me ish-balerinën Zhanaina Natiel Mendes, në një lidhje që zgjati nga viti 2004, deri në vitin 2007. /vipsport.al/

VIDEO/ Hije trukimi në Ligën e Europës, shënohen 5 gola në shtesë

Skuadra ruse e Zenitit ka bërë një ndeshje dhe një kualifikim të çmendur në ditën e sotme. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sergei Semak arriti të mposhtë me rezultatin 8-1 skuadrën e Dinamo Minskut. Zeniti e kishte humbur ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e sotme ishte duke fituar 2-0 deri në minutën e 75 kur lojtari Paredes doli me karton të kuq.

Por edhe pse me një lojtar më pak skuadra e Zenitit arriti të shënonte dhe dy gola të tjerë duke e mbyllur 90 minutëshin në rezultatin 4-0 dhe skuadrat u detyruan ti drejtoheshin shtesave. Në minutën e 99 të shtesave skuadra e Dianmo Brest arrin të gjejë një gol i cili duket se i skualfikoi rusët, por jo vetëm që nuk u skualifikuan por arritën të shënonin edhe 4 herë të tjera duke vulosur rezultatin e përgjithshëm 8-1. Ndeshja është komentuar shumë dhe nuk kanë qenë të pakta dhe hijet e dyshimit për një trukim të mundshëm.

E fundit: Ja çfarë po ndodh mes Luka Modric dhe Florentino Perez

Gazzetta dello Sport rihap kapitullin Luka Modric për Interin. Sipas saj, sonte, kroati do të përpiqet të fitojë ‘lirinë’ nga Florentino Perez.

“Tregu i Interit është i mbyllur, por nuk përjashtohet një kthesë e fuqishme që sot – madje sot më shumë se dje sepse në Madrid sonte është planifikuar një takim mes Luka Modric dhe liderëve të Real Madridit në të cilin kroati do të përsëris dyshimet e tij për të ardhmen në Spanjë duke kërkuar mundësinë për t’u liruar. Rruga për lamtumirën është ende e hapur.

Pra jemi në orë vendimtare dhe në rast se ka përsëri një përgjigje negatove nga Perez, atëherë kjo qështje mbyllet përfundimisht.

Alarmohen zvicerianët: Shqiptarët po na “vjedhin” talentet!

Futbolli zvicerian është i “pushtuar” nga futbollistët shqiptarë që nga klubet e deri te Kombëtarja e tyre.

Kujtojmë se te klubi i Zurich aktivizohen plotë 7 lojtarë me origjinë shqiptare.

Së fundmi në mediat e këtij vendi po thuhet se ata i tremben faktit se talentet e reja që po rriten në klubet e Zvicrës do të largohen nga aty për te Shqipëria ose Kosova.

Mediat zvicerane i kanë bërë jehonë mesfushorit Bastien Toma, i cili aktivizohet me Sionin në Superligën zvicerane duke thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë nisur që të marrin informacion dhe të kontaktojnë me 19-vjeçarin për ta bindur të lërë Zvicrën. /albeu.com/

Renditja e FIFA-s!

Në renditjen më të re të publikuar nga FIFA, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë ndryshuar pozicion me një muaj më parë. Shqipëria mbetet në vendin e 58 me 1384 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë që Kosova renditet në vendin e 141 me 1080 pikë. Në krye të renditjes është padyshim kampionia e Botës, Franca, që ndiqet nga Belgjika dhe Brazili. Më poshtë edhe renditja dhjetëshes së parë:

Lajm i mirë për Strakoshën!

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha nuk do të ketë aq shumë punë sa mendohej në ndeshjen kundër Napolit, pasi burime brenda klubit napolitan kanë konfirmuar se Ançeloti preferon Milik para golave, shpejtësisë dhe driblimeve të Mertens.

Sulmuesi belg ka shënuar 46 gola në Serie A në dy sezonet e shkuara dhe ka qenë padiskutim sulmuesi më i mirë i Napolit, ndërsa Milik i ka kaluar dy sezonet e fundit në infiermieritë e klubit napolitan.

Gjithsesi, sulmuesi polak është rikthyer në 100% të formës dhe Ançeloti do t’ia japë mundësinë të shkëlqejë në majë të sulmit, me Insinje dhe Kahejon nga krahët.

Hysaj është titullar i padiskutueshëm në të djathtë të mbrojtjes, ashtu si dhe Thomas Strakosha si numri 1 i Lacios./Veronik Istrefaj – vipsport.al

Majkëll Shumaker largohet nga Zvicra!

Majkëll Shumaker nuk do të qëndrojë më në Zvicër. Është ky lajm më i fundit në lidhje me legjendën e Formula 1. 49-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të rehabilitimit të tij shëndetësor në Spanjë. Me konkretisht Shumaker do të vendoset në Majorka në një vilë e cila është blerë së fundmi nga bashkëshortja e tij, Korin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i bashkisë së Majrokës: “Mund të konfirmoj se Majkëll Shumaker do të qëndrojë në qytetin tonë dhe ne jemi gati për ta mirëpritur. Edhe policia e qytetit ka një plan të qartë për të ruajtur privatësinë e ish-pilotit legjendar i cili 5 vite më parë pësoi një aksident të tmerrshëm teksa ishte duke bërë ski.