Kapiteni i Serbisë rrëfen përjetimin e bombardimeve të NATO’s

Në një intervistë për “The Players Tribune”, mbrojtësi serb i klubit italian Roma, Aleksandar Kolarov, ka rrëfyer përjetimin e tij të bombardimeve të NATO’s në vitin 1999 në një periudhë kur ai ishte 14 vjeç.

“Deri në moshën 14-vjeçare, nuk pësova asnjë ndryshim të madh. Në vitin 1997, unë isha transferuar në Red Star Belgrade. Isha një nga futbollistët më të mirë. Po luaja me fëmijë të talentuar, nuk ishte ndryshim i madh për mua. Unë shkoja në shkollë si fëmijët tjerë, nuk kishte asgjë për t’u brengosur”, ka thënë Kolarovi.

“Bombardimet filluan në vitin 1999. Në atë periudhë, unë kisha cdo ditë ushtrime ne Beograd. Për një fëmijë të moshës sime, ishte diçka shumë e vështirë. Dhe në vitin 1999, ende më kujtohet, jo shumë larg shtëpisë sime, në Batajnica, është një aeroport ushtarak i cili ishte bombarduar disa herë”.

“E mbaj mend ditën e parë të bombardimeve. Ishim të ulur në dhomën e ndenjes. Nëna ime ishte duke e shikuar një serial shumë të famshëm, si zakonisht. Edhe ne të tjerët ishim të ulur aty, sepse e kishim vetëm një televizor. E mbaj mend se si kishte bërë zhurmë dera pasi që bomba e parë e kishte goditur tokën”.

“Nuk kisha asnjë ide se çfarë po ndodhte. Atë natë, mësova se lufta kishte filluar. Atëherë nuk më ndikoi siç do të më kishte ndikuar tani. Unë isha i lumtur që nuk më duhej të shkoja në shkollë pasi që kisha më shumë kohë për të luajtur. E kisha pushimet edhe nga ushtrimet e futbollit”.

“Ditët në vazhdim, e mësuam nga mediat se çfarë po ndodhte në të vërtetë dhe filluam të frikësoheshim. Një herë isha me biçikletë rreth lagjes dhe e mbaj mend se e kisha parë një aeroplan duke rënë në tokë. Kishte qenë hera e parë që kam përjetuar diçka aq shokuese. Menjëherë e kuptova rëndësinë e këtyre ngjarjeve”.

Bombardimet e NATO’s zgjatën nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *