E ardhmja e Keidi Bares te Atletiko në dyshim!

Një ndër lojtarët më premtues të Shqipërisë, është kapiteni i Shpresave, Keidi Bare. Mesfushori i cili aktivizohet me të rinjtë e Atletiko Madridit shihej si një lojtar me shumë të ardhme dhe ishte në planet e teknikut të Atletiko Madridit, Diego Simeone, por mesa duket një karton i kuq i ka ndryshuar shumë gjërat.

Pak javë para se të mbyllej kampionati, Keidi Bare ofendoi arbitrin e ndeshjes, duke marrë një dënim shumë të rëndë nga Federata Spanjolle e Futbollit. Ai u pezullua me 8 ndeshje dhe ende nuk e ka shlyer dënimin e tij. Kjo ka bërë që Simeone mos ta marrë me skuadrën e parë për fazën përgatitore, duke qenë se herë të tjera, Bare ishe ndër të parët në listë sa i përket akademisë.

Sezonin e kaluar, ai i shënonte edhe Liverpulit në një takim miqësor me skuadrën e parë, ndërkohë që këtë verë, nuk bën pjesë në planet e Atletikos. Vetë Bare, kishte konfirmuar më parë se do të largohej nga Atletikoja gjatë verës, por deri më tani, ai vazhdon të jetë pjesë e Atletiko Madrid B dhe nuk dihet edhe sa kohë do të qëndrojë aty. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *