RIZGJEDHJA E PRESIDENTIT DUKA, VIJOJNË URIMET NGA HOMOLOGËT EUROPIANË!

Vijojnë mesazhet e urimit në drejtim të Presidentit të rizgjedhur të FSHF-së, z.Armand Duka në Asamblenë e Përgjithëshme Zgjedhore të datës 7 shkurt. Presidentët e federatave përkatëse të Austrisë, Greqisë dhe Gjeorgjisë kanë përcjellë sot urimet e tyre, si dhe vijimin e bashkëpunimit të frytshëm.

FEDERATA AUSTRIAKE E FUTBOLLIT

Në emër të kreut të Fedratës Austriake të Futbollit, z.Leo Windtner ka mbërritur edhe mesazhi urues për z.Duka: “Ne dëshirojmë që t’ju përcjellim sot urimet tona më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Urojmë për ju dhe Shoqatën tuaj që ju drejtoni më të mirën gjatë këtyre viteve të ardhëshme në drejtim. Po kështu, mbetemi gjithmonë të angazhuar për një bashkëpunim të mirë mes dy federatave tona respektive”,- përfundon mesazhi.

FEDERATA GREKE E FUTBOLLIT

Kreu i Federatës së futbollit të Greqisë, z.Evangelos Grammenos ka përcjellë urimin e tij për homologun shqiptar, Presidentin Duka, teksa i shkruan:

“Referuar rizgjedhjes tuaj në datë 7 shkurt  në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju lutem të pranoni edhe urimet e mia më të sinqerta për këtë vlerësim, së bashku me urimet për sa më shumë sukses gjatë drejtimit tuaj në këto katër vite të ardhëshme. Federatat tona kanë një bashkëpunim të frytshëm dhe jam i bindur që kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në shërbim të zhvillimit të futbollit, për të cilin edhe japim kontributin tonë”,- përfundon urimin e tij, presidenti i Federatës greke, z.Grammenos.

FEDERATA GJEORGJIANE E FUTBOLLIT

“Në emër të Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë do desha t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta në fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale. Ju uroj suksese në punën dhe karrierën tuaj në vijim”,- ishte ky mesazhi drejtuar Presidentit Armand Duka nga Presidenti i Federatës Gjeorgjiane të futbollit, z.Levan Kobiashvili me rastin e rtizgjedhjes edhe për 4 vitet e ardhëshme të kreut aktual të futbollit shqiptar, z.Duka.

Tirana mposht 3-1 Tomorin, +10 pikë nga Bylisi

Tirana nuk njeh blof në ndeshjen hapëse të javës së 15-të të Kategorisë së Parë për Grupin B. Bardheblutë thyen 3-1 Tomorin në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, duke e çuar në 10 pikë diferencën me Bylisin, që udhëton për në Pogradec.

Skuadra e Ze Marias kaloi në epërsi që në minutën e 18-të me Ngoo, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë pas një prekjeje të topit me dorë brenda zonës së Tomorit.

Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Kopaçi përftoi nga shpërqendrimi i bardhebluve dhe nga dalja e pastudiuar mirë e Likës, duke barazuar shifrat.

Vendasit e kthyen menjëherë epërsinë me Ngoo, që realizoi të dytin personal me një goditje të fortë dhe të saktë brenda zonës.

Golin e sigurisë për Tiranën e shënoi Greca në të 58-ën sërish me 11-metërsh.

Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga 10 lojtarë. Në fund të pjesës së parë u ndëshkua me karton të kuq për protesta Kopaçi i Tomorit, ndërsa Marveje në të 73-ën.

Asambleja e FSHF-së, Armand Duka konfirmohet President i Federatës

Armand Duka konfirmohet në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit, edhe për 4 vitet e ardhshme, duke fituar për herë të 5-të besimin e Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni.

Kreu aktual i FSHF-së arriti të marrë më shumë vota që në raundin e parë, por jo aq sa duhej për të fituar direkt. Në balotazh, Duka mori 38 vota, kundrejt 24 të rivalit të tij, Bashkim Fino, ndërsa 3 vota ishin të pavlefshme.

Në këto zgjedhje, krahas Dukës kandiduan edhe Bashkim Fino e Shpëtim Hala, me këtë të fundit që u skualifikua që në raundin e parë, pasi nuk mori asnjë votë.

Kjo ishte një nga betejat më interesante për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që kulmoi me debatin live të Dukës dhe Finos, në një studio televizive, ndërsa nuk munguan as akuzat e kundër-akuzat, por edhe tonet e larta.

Gjithsesi, në përfundim të procesit zgjedhor, pavarësisht kontestimeve, kandidati Fino shtrëngoi duart me Dukën dhe e uroi për fitoren.

Aktualisht Asambleja po vijon punimet, për të zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, por edhe organe të tjera të institucionit.

Fino refuzon ftesën e Dukës, mbledh kryebashikakët në Tiranë

Kandidatët për kreun e FSHF do të jenë të ndarë në “frontet” e tyre edhe në ditën e fundit përpara Asamblesë së Përgjithshme.
Federata Shqiptare e Futbollin ka organizuar sot në mbrëmje një darkë informale në të cilën ka ftuar të gjthë anëtarët e saj si dhe kandidatët për president. Darka është organizuar në Durrës, në të njëjtin hotel ku një ditë më pas do të zhvillohet Asambleja zgjedhore.
Bashkim Fino duket se e ka refuzuar ftesën e bërë nga FSHF. Në një postim të tij në Facebok deputeti socialist shkruan se nuk ka marrë asnjë ftesë nga ana e FSHF apo e organizatorëve.
Por FSHF e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke treguar faksimilen e email-it zyrtar, përmes të cilit i është përcjellë ftesa kandidatit Bashkim Fino.
Mesa duket ftesë e FSHF i ka prishur planet Fino, i cili kishte planifikuar që sonte në mbrëmje të mblidhte në një nga hotelet më luksoze në Tiranë të gjithë kryebashkiakët e Partisë Socialiste.
Burime koinfidenciale thanë se në këtë takim Fino, duke përdorur autoritetin e sekretarit organizativ të partisë do të përpiqet të koordinojë veprimet e kryebashkiakëve me synimin për të krijuar një situatë të pazakontë në Asamblenë e përgjithshme, duke çuar madje deri në bllokimin apo prishjen e mbledhjes.
Takimi që do të zhvillohej në Tiranë është pohuar edhe nga kryebashkiakja e Gramshit, gjatë një telefonate që ka zhvilluar me aktorin Bes Kallaku. Ky i fundit i ka bërë një lojë humoristike kryebashkiakes duke i propozuar në emrë të deputetit Fino disa ndryshime në rregullat e lojës së futbollit.
Kryebashkiakja ka thënë se në datën 6 do të jenë në Tiranë për një takim me z.Fino për të diskutuar për punimet e Asamblesë.
Zhvillimet e fundit heqin përfundimisht çdo dyshim lidhur me përfshirjen e politikës në procesin zgjedhor të FSHF dhe veçanërisht përdorimin nga ana e kandidatit Bashkim Fino të pozicionit të tij si sekretar organizativ i PS.

VIDEO/ Zgjedhjet në FSHF, kunati i Tahirit i telefonon Finos: Tifozët e Tiranës i ke kundër për Zotin

Kur jemi vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, gara duket tepër e ashpër dhe e paparashikueshme. Në një bisedë telefonike me kandidatin për president të FSHF-së, Bashkim Fino, kunati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Alban Berisha, i ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundra, në lidhje me kandidimin e tij.

Berisha përfaqëson tifozat e Tiranës dhe aktualisht mban postin e kryetarit të tifogrupit bardheblu: “Nuk e di si do të veprojë presidenti i Tiranës, Refik Halili, por gjithë tifozeria e Tiranës, është kundra jush për Zotin.

Në qoftë se ai do të tradhtojë rrugës, ne do t’i kërkojmë dorëheqjen që të largohet nga ekipi i Tiranës. Unë jam Alban Berisha, jam kunati i Sajmir Tahirit, por jam edhe kryetari i tifozëve. Je për politikë nuk je për futboll”,   ishin fjalët e Alban Berishës drejtuar Sajmir Tahirit në lidhjen telefonike.

Vllaznia me mungesa në Lushnjë, shpresë për Kalajën

Vllaznia me mungesa në Lushnjë, shpresë për Kalajën

Nga situatat e krijuara rreth ekipit, te problemet brenda fushës. Për sfidën e radhës në kampionat, ku Vllazninë e pret transferta delikate në Lushnjë, shqetësimi kryesor lidhet me mungesat e titullarëve. Mesfushorët Ardit Krymi dhe Eraldo Çinari janë të pezulluar, pasi kanë plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Në rastin e Krymit ndikoi dëshira e madhe për të treguar kualitetin, që rrezikoi ti kthehej në “bumerang”, duke rrezikuar kartonin e dytë të verdhë dhe shkaktimin e një 11-metërshi, aq sa trajneri Gjoka e thirri për ti tërhequr vëmendjen.

Edhe në rastin e Çinarit mungesa është mjaft e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës në fazën ofensive.

Mungesave të dy mesfushorëve u shtohen edhe dyshimet rreth gjendjes së Arlind Kalajës. Sulmuesi u largua nga fusha me barelë, megjithatë stafi mjekësor është optimist. Shqetësimi që 22-vjeçari ndjen poshtë gjurit nuk është shumë serioz dhe gjendja e lojtarit do të monitorohet përgjatë gjithë javës, me shpresën se ai mund të jetë në fushë.

Mungesat janë kthyer në një problem madhor për Vllazninë, pasi në ndeshjen e humbur me Skënderbëun të gatshëm nuk ishin Orelesi i skualifikuar e Gocaj i dëmtuar, ndërsa Erion Vucaj u aktivizua nga stoli, pas gjendjes jo të mirë fizike prej një viroze gripale.

Pas dy humbjeve radhazi në shtëpi ku ka pësuar 7 gola, transferta në Lushnjë mund të cilësohet si një prej sfidave më të rëndësishme të Vllaznisë në këtë sezon. Një tjetër rezultat që nuk do të ishte fitore do ta thellonte krizën në Shkodër, me mbijetesën mes më të mirëve që do të komplikohej.

Rrjeti “masakron” Finon, premtoi “fonde pa fund” për klubet e futbollit

Premtimi i çuditshëm i Bashkim Finos se nëse zgjidhet në krye të FSHF, klubet e futbollit do të kenë “fonde pa fund”, ka shkaktuar situate humori në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë statuset që talleshin me këtë premtim që gjan shumë me ato të fushatave elektorale që politikaët shqiptarë bëjnë çdo dy vjet për zgjedhjet parlamentare apo ato locale.

Ndërkohë një video, që është bërë shumë shpejt virale ka vënë në lojë pjesën më të madhe të premtimeve që Fino ka bërë gjatë debatit televiziv me rivalin e tij Aemand Duka.

Në video shfaqen premtimet Finos për futbollin dhe përkrah tyre premtimet e bëra nga ish-deputeti Alfred Peza gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 në qytetin e Peqinit.

Peza në atë kohë shpalosi një listë të gjatë premtimesh për futbollin e Peqinit, që përfshinin një stadium të ri, një fushë stërbitjeje me ndriçim për natën, kanal televiziv të dedikuar për ekipin e Shkumbinit dhe një sërë premtimesh të tjera

Videoja e atij takimi është bërë virale prej kohësh, duke shkakuar një valë humori, por edhe pakënaqësie, pasi edhe pas 4 vjetësh të PS në pushtet asnjë investim nuk është bërë për ekipin e Peqinit, i cili vazhdon të militojë në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar.

Ndërkohë Fino, i pranishëm në atë takim, pasi në atë kohë ishte drejtuesi i listës së PS për Qarkun e Elbasanit shfaqet ne video duke qeshur ne mënyrë tinzare me premtimet e kolegut të tij.

5 vjet më pas është radha e Finos të hapë thesin e premtimeve të çuditshme. “Ekipet e futbollit do marrin trefishin e fondeve”, është premtimi i parë, i cili më pas përforcohet me shprehjen “ne do japim fonde pafund” dhe më pas vazhdon “ekipet e kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë do kenë investime të jashtëzakonshme”.

Videoja mbyllet me mesazhin “27 vjet mashtrime – Politikanët shqiptarë”

Pak ditë më parë kandidatët për kreun e FSHF, Armand Duka dhe Bashkim Fino u përballën në një debat televiziv, ku ra në sy qetësia karakteristike, objektiviteti dhe ironia e Dukës nga njëra anë dhe një acarim i tepruar i Finos nga ana tjetër. Ky i fundit pjesën më të madhe të debatit e zhvilloi me britma dhe madje duke mos lejuar as drejtuesin e emisionit të drejtonte debatin.

Shoku Fino….Ne Shqiperi, ne burg duhet te shkoje rraca e politikaneve dhe jo njerezit e futbollit…

Shoku Fino….Ne Shqiperi, ne burg duhet te shkoje rraca e politikaneve dhe jo njerezit e futbollit…

Tek prisja qe mbreme ne emisionin Fair Play te gazetares Enkelejda Zeko ne News 24 ..te degjoja platformen sportive te Kandidatit per kreun e FSHF ..njeriut qe vjen kryekeput nga politika Bashkim Finos….ndodhi e kunderta…

Me nje mllef inatcor tipik te Partise qe perfaqeson ..shoku Fino i cili per hir te se vertetes duhet thene se e drejtoi vete emisioinin maratone permbi gati 2 oresh nga fillimi deri ne fund …tha ato qe deshte te thoshte dhe ”harroi” si pa dashje te thote ato qe duheshin thene realisht.. ..

Tek -tuk ndonje fjale -platforme ..e gjithcka tjeter e mbushur me akuza, sharje, ofendime, kercenime e shantazhe te turpshme per te trembur e frikesuar kundershtarin e tij por edhe gjithe njerezit e vertete te futbollit brenda e jashte FSHF… qe ti i fyeve e i perbuze rende me dashakeqesine e ligesine tende..

…Une vij nga politika…e nisi rrefimin e tij shoku Fino ..e me pas tha se i kishte shkruar UEFA per skandalet e futbollit shqiptar… e kish marre pergjigje pozitive..

Dhe vertet o njerez besoni se pikerisht FIFA e UEFA …mbajne maredhenie kaq miqesore sa c’ thote Finua me ate kategori njerezish qe ato e kane te sanksionuar ne statutet e tyre se nuk duhet te guxojne tu afrohen dyerve te futbollit….???

..Pse Duka del ne TV…ne aktivitetet e tij gjate ketij muaji me Kryeministrin Rama e zv.Ministrin e sporteve K.Shkurti….u ankua shoku Fino….

Harron qyqari se si Kryeminstri Rama e si zv.ministri Shkurti jane po pjese perberese e Qeverise se tij socialiste Rilindja….dhe jo e Dukes e as e FSHF….

..Helm e vrer ndaj ”shoqatave fantazme”..ok…ka qene gabim ..madje jo i vogel qe me to deri me sot eshte vepruuar ashtu… .po c’te keqe ka o shoku Fino sikur ato te regjistrohen zyrtarisht ne gjykate..e nga sot e tutje te ndreqet ky gabim amatoresk i se djeshmes?

Sepse une por edhe te gjithe ne komuniteti i futbollit mendojme e gjykojmme se eshte ku e ku me mire qe ne Asamblene e futbollit te marrin pjese e te votojne njerezit e vertete te futbollit e jo fjala vjen kryetaret e bashkive te tua socialiste nga Maliqi, Policani, Cerriku, Mbrostari,Novosela etj etj.. qe nuk e kane idene nese qyteti i tyre ka ekip futbolli apo jo..ka stadium apo fushe futbolli etj etj…

….Ma hiq nga ekrani kete listen e Shoqatave ..se me irriton e kam alergji prej tyre…i thote shoku Fino gazetares …

Si-urdheron Komandant…do behet sic thua ti e Partia jote…, akoma te genjen mendja o qyqar se Shqiperia e sotme meriton te udhehiqet e komandohet nga soji e kallepi juaj imbecil ??

Vazhdimisht shoku Fino..i drejtohej gazetares me fjalet….bashke do flasim te nesermen e 7 shkurtit kur une te kem fituar e te jem ne krye te FSHF… sepse realisht une s’kam ndonje hall …hallin e ka ai..Duka qe e sheh veten humbes…

Po pse…vertet kaq i sigurte je ne fitoren tende o shoku Fino… sepse neqofte keshtu i bie qe ti ta kesh fituar garen e karrigen e larte te futbollit shqiptar qe sot…ndaj me mire anulloji ti e Partia jote zgjedhjet e 7 shkurtit…c’pret me…

Tek pa Duken ne Elbasan gjate promovimit te nje aktiviteti futbollistik per femije…shoku Fino ..e humbi mendjen fare per nje cast..e ju drejtua gazetares per te me fjalet … ky burri ketu…[a thua nuk e di se ende ai burri zyrtarisht eshte Presidenti i FSHF]…relax relax..shoku kandidat i Partise…me sa duket arroganca, kapadailleku, mendjemadhesia e fodulleku yt tipik…nuk te lejonkan dot as te ruash te pakten etiken zyrtare e protokollare te cilitdo person qofte…

…Do sjell Transparencen ne FSHF…tha shoku ne fjale…

Te vish nga politika shqiptare e te sjellesh transparence…. me duket gjeja me e pa besueshme per cdo njeri normal e per cdo shqiptar qe e di mire se c’po heq prej politikes e politikaneve te pa fytyre te atij vendi..

…Me keto qe une po them sot ketu..Presidenteve te klubeve shqiptare te futbollit ..ju kam hapur syte …tha kandidati Fino…duke shtuar se ai eshte i sigurte qe ata me shpirt jane me ate pavaresisht se me 7 shkurt do te votojne per Duken….

Hajde gjeje po deshe kete lloj Fjalekryqi tipik -socialist e tipik Fino….

…Ti je gjirokastrite..ju drejtua ai ne nje moment gazetares Zeko…ndaj ben mire te pyesesh Babane tend ..se sa shume e dua, e njoh dhe e kam pasion une futbollin…ndaj edhe po kandidoj per te qene ne krye te tij…

Hajde mendje hajde….vaj halli c’duhet te thone anglezet qe jane shpikesit e djepi i futbollit boteror..ndoshta nje dite te gjithe do kerkojne te jene Presidente te FIFA e te UEFA….hajde llogjike prej Finoje hajde…

…Deputeti me Qeveritarin kane ndryshime te jashtezakoneshme…u mundua te na mbushe mendjen shoku ne fjale….

Te lutem ..mos i bej kaq per budallenj shqiptaret e sotem ..sepse … ky Deputet i kujt Partie e force politike eshte dhe ke perfaqeson ne Parlamentin e politiken shqiptare dhe ligjet ,fondet e buxhetet e kujt qeverie miraton e aprovon o shoku kandidat???

..Pa ju dridhur hic qerpiku..me pas Fino leshoi bomben..

Kam 20 vjet ne Parlamentin shqiptar e madje mund te rrij edhe 20 vjet te tjera me kete lloj sistemi qe kemi….NO COMENT…

…E ju prisni qe Finua te heqe dore nga politika …po pse o milet a mund te rrije dot Pula pa ngrene m….t…???

Qe disa politikane te ndryshem jane ne krye te disa federatave te futbollit ne Europe.. Shoku Fino..duket se u ngaterrua keq apo ka informacion te gabuar per Italine, Francen e Gjermanine ..nderkohe qe me mburrje i sjell si shembuj pozitive pervojat e vendeve te tilla si Rusia e diktatorit Putin…apo edhe e vendeve te tjera ish -sovjetike me nje mori problemesh politike, sociale, shoqerore, te shkeljes se te drejtave te njeriut etj etj…te tilla si Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Ukraina ….

Me pas Fino..premtoi se pas 7 shkurtit do te jem neutral e do ti perkushtohem vetem futbollit… nje lloj premtimi te tille pat bere edhe Ujku ..tek lutej ta linin te hynte ”paqesisht” ne vathen e Deleve te gjora …

…Duke harrua se c’ka thene e se cfare duhet te thote per tu mbrojtur te pakten nga sulmet qe i behen me te drejte nderhyrjeve te politikes ne futboll…Finua vazhdon gjepurat ne rrefimin e tij…por qe ne fakt as me shume e as me pak perligj ate qe po themi te gjithe me force ne njerezit e futbollit…politika duhet te qendroje pas dyrerve te tij.. dhe nuk duhet te fuse hundet ne punet e futbollit…

…Duken ne krye te FSHF e solli politika..e sollem ne..e solli Fatos Nano….kaq mjafton per tu zhytur e mbytur po vete brenda ne vasken tende te banjes o i ziu Kandidat….. qe pranon publikisht prej budallallekut tend faktin skandaloz te mesiperm….e qe nuk e di se si UEFA…mbaka me ty korespondence te regullt e miqesore…

..Kam qene Aktor por edhe Faktor ne keto 4 vitet e fundit te qeverisjes se Dukes ne futbollin shqiptar…ndaj edhe Partise sime por edhe Kryeministrit tim Rama as i kam marre leje e as do ti marr per kandidimin tim per postin qe kerkoj..

..Seriozisht e ke…vertet te jesh tii kaq trim e i pavarur prej NJISHIT tend?…

Veshtire ta besoj ..le me ta pranoj…

..Duka ka zene te ankohet se ka frike e ka hall…tha Finua…une per vete jam ne rregull …nda dhe ju siguroj se skandalet e tjera te FSHF do ti bej te ditura hap pas hapi..

Po nese te dhimbset vertet futbolli shqiptar…sikurse thua…beji prezente tani sa nuk eshte vone e ndihmoje ate sot ..e jo neser qe nuk i duhen me askujt…apo i ke ruajtur per kaosin qe ke ndermend te organizosh.. duke refuzuar ndoshta te njohesh rezultatin qe do te dale nga zgjedhjet e 7 shkurtit..??

..Kombetarja jone sot nuk perbehet nga 100 perqind shqiptare sepse ka plot kosovare…tha nder te tjera Bashkimi i Partise Socialiste

..Po pse o Shoku Fino..Kosova sipas teje e Partise tende qe e shiti ate qe me 1943…..nuk qenka shqiptare e kosovaret nuk jane shqiptare???

..Komiteti Ekzekutiv per Duken nuk ka asnje lloj vlere…shihini si rrijne te gjoret ..me vetem nga nje shishe uji perpara e asgje tjeter…

Kete lloj fyerje e ofendimi ju beri Fino….shume prej figurave te shquara e te respektuara te futbollit shqiptar nder vite.. si Targaj, Bici, Jera, Kuriu etj..

Eshte plotesisht e vertete qe njerezit e futbollit e jo te tillet direkt ne FSHF ..kane bere gabime..madje plot..e disa te tilla e kane renduar jo pak situaten ne futbollin tone …gabime ndaj te cilave po ata me guxim e kurajo duhet te dijne se si publikisht ne te mire te futbollit tu japin pergjigje me seriozitet, llogjike, e profesionalizem e mbi te gjitha me ndershmeri qytetare e civile…

Por nese nje dite [qofte sa me e afert ishalla ] per fajtoret do te rezervohet Burgu… …ne burg ne Shqiperi …duhet te shkojne te paret politikanet..JU e rraca , soji e kallepi juaj o shoku Fino e kurresesi JO njerezit e futbollit …

Sepse jeni ju qe ja keni nxirre jeten atij vendi e atij populli ..e nuk jane aspak fajtore futbolli e njerezit e tij per situaten e gjendjen katastrofike te Shqiperise e shqiptareve te sotem..

Ndaj..sinqerisht mbreme shpresova e besova se do kishe kurajon te kishe deklaruar zyrtarisht largimin tend perfundimtar prej politikes..meqenese pohon qe je tamam ne kohe per t’ju perkushtuar pasionit tend..futbollit..

Nuk e cova mendjen deri aty per keq,.,,sa te ridegjoja fatkeqesisht e serisht prej gojes tende ne vend te platformes per futbollin ….sulme, sharje, fyerje, ofendime, kercenime, shantazhe, inate e mllefe ndaj Federates, ndaj Dukes e Shulkut, ndaj lojtareve por edhe ish-lojtareve te kombetares se Shqiperise, ndaj gjithe ne komunitetit shqiptar te futbollit…duke perdorur gjuhen tende tipike te Partise ..qe ti e di fort mire se prej nga vjen e c’lloj origjine ka…

….Dhe ne fund ..si per te qene triumfator ..pa i hyre ende betejes….e per tu treguar trime imponues pa shkrehur ende asnje fishek..deklarove gjithe pompozitet ,,aty i strukur , i zhytur e i rehatuar mire ne kolltukun qe ngrohe permbi 2 ore ne rrefimin- fushate tendin se…

…Shpresoj qe te fitoje qe ne Raundin e Pare…e po keshtu shpresoj qe Duka ta njohe humbjen por edhe fituesin e ri e te vije te me shterngoje doren…

Si shpejt i ke hyre Detit me kembe o shoku Fino..apo nuk eshte edhe mes Dimri…

Personalisht e bej edhe njehere publike se …nuk jam as ne mbrojtje te Dukes e as ne fushaten pro tij .. dhe as ne mbrojtje te atyre qe kane gabuar ne dem te futbollit shqiptar….sikurse mund te me akuzoni e perflisni JU e stafi juaj …..por jam e do te jem fuqishem e kurdohere ne mbrojtje te futbollit shqiptar e te komunitetit te tij te respektuar por neperkembur keqazi per dekada me radhe nga soji juaj edepsez i politikes e i politikaneve antikombetare…

Me qarte, me sakte e me shqip se kaq une nuk di te shkruaj me …

A.R.DOSTI

 

Fili jashtë planeve të Partizanit, sulmuesi konfrontohet me Starovën

Situatë e nderë te Partizanit pa humbjes me Flamurtarin në ndeshjen e parë të 2018-ës. Klubi i kuq ka larguar Realdo Filin, që i shtohet listës së gjatë të futbollistëve që mbetën jashtë planeve të drejtuesve gjatë merkatos së dimrit. Në përfundim të seancës stërvitore të së dielës, drejtori sportiv i Partizanit, Preiti, ka patur një komunikim kokë më kokë me futbollistin, për t’i transmetuar se nuk ishte në planet e klubit, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të 21-vjeçarit, i cili ka drejtuar gishtin e akuzës nga trajneri Sulejman Starova. Në debat e sipër gjakrat janë nxehur shumë, aq sa është dashur ndërhyrja e të pranishmëve për të shmangur konfrontimin fizik. Klubi i Partizanit ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje, por është e qartë se Realdo Fili nuk do të vazhdojë më me 15-herë kampionët e Shqipërisë.

Dhunë në Durrës/ Tifozët e Lushnjës godasin policinë, lumë fyerjesh ndaj arbitrit Sino

Përplasje dhe dhunë në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Lushnjës dhe Teutës që po zhvillohet në Durrës.
Tifozët e Lushnjës raportohet se jane perplasur fizikisht me Policine e Durresit. Nje grup tifozësh kanë goditur policinë dhe kanë shperthyer në të shara ndaj arbitrit Sino.
Policia në momentet qe ka tentuar te qetesojë tifozet, keta të fundit i jane kthyer me goditje. Per kete arsye uniformat blu kanë shoqeruar ne Komisarait 13 tifoze te Lushnjës, për dhune ndaj uniformes se policisë.

Gjatë përplasjes së tifozëve me forcat e rendit, ka mbetur e lënduar edhe një police femër.