Skënderbeu fitoi të dy trofetë, ja çfarë thotë rregullorja e FSHF-së për Superkupën!

Për herë të parë në historinë e tij, Skënderbeu arriti të shpallet kampion i Shqipërisë dhe njëkohësisht të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, pasi dje në mbrëmje mundi Laçin. Po çfarë ndodh në këtë rast me Superkupën, kur të dy trofetë i ka fituar i njëjti ekip?

Rregullorja parashikon që trofeu i Superkupës të diskutohet mes ekipit që i ka fituar të dy trofetë, në këtë rast Skënderbeut, dhe finalistit të Kupës së Shqipërisë, pra Laçit.

Kështu, më 12 gusht, kur është parashikuar të luhet ndeshja e Superkupës, Laçi ka rastin të marrë hak për humbjen e djeshme.

Ja çfarë thotë rregullorja:

Neni 102 Superkupa e Shqipërisë

Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe skuadrës fituese të Kupës së Shqipërisë 2017-2018. Ndeshja finale e Superkupës do të zhvillohet 1 (një) javë përpara fillimit të sezonit futbollistik 2018-2019 në një stadiumin që do të përcaktohet nga FSHF.
Në rast se një skuadër brenda një sezoni, shpallet Kampione e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, atëherë Superkupa e Shqipërisë do të luhet midis skuadrës kampione të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të skuadrës finaliste të Kupës së Shqipërisë.
Ekipi pritës për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë do të jetë ekipi fitues i Kampionatit të Kategorisë Superiore.

Rrjeti “masakron” Finon, premtoi “fonde pa fund” për klubet e futbollit

Premtimi i çuditshëm i Bashkim Finos se nëse zgjidhet në krye të FSHF, klubet e futbollit do të kenë “fonde pa fund”, ka shkaktuar situate humori në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë statuset që talleshin me këtë premtim që gjan shumë me ato të fushatave elektorale që politikaët shqiptarë bëjnë çdo dy vjet për zgjedhjet parlamentare apo ato locale.

Ndërkohë një video, që është bërë shumë shpejt virale ka vënë në lojë pjesën më të madhe të premtimeve që Fino ka bërë gjatë debatit televiziv me rivalin e tij Aemand Duka.

Në video shfaqen premtimet Finos për futbollin dhe përkrah tyre premtimet e bëra nga ish-deputeti Alfred Peza gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 në qytetin e Peqinit.

Peza në atë kohë shpalosi një listë të gjatë premtimesh për futbollin e Peqinit, që përfshinin një stadium të ri, një fushë stërbitjeje me ndriçim për natën, kanal televiziv të dedikuar për ekipin e Shkumbinit dhe një sërë premtimesh të tjera

Videoja e atij takimi është bërë virale prej kohësh, duke shkakuar një valë humori, por edhe pakënaqësie, pasi edhe pas 4 vjetësh të PS në pushtet asnjë investim nuk është bërë për ekipin e Peqinit, i cili vazhdon të militojë në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar.

Ndërkohë Fino, i pranishëm në atë takim, pasi në atë kohë ishte drejtuesi i listës së PS për Qarkun e Elbasanit shfaqet ne video duke qeshur ne mënyrë tinzare me premtimet e kolegut të tij.

5 vjet më pas është radha e Finos të hapë thesin e premtimeve të çuditshme. “Ekipet e futbollit do marrin trefishin e fondeve”, është premtimi i parë, i cili më pas përforcohet me shprehjen “ne do japim fonde pafund” dhe më pas vazhdon “ekipet e kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë do kenë investime të jashtëzakonshme”.

Videoja mbyllet me mesazhin “27 vjet mashtrime – Politikanët shqiptarë”

Pak ditë më parë kandidatët për kreun e FSHF, Armand Duka dhe Bashkim Fino u përballën në një debat televiziv, ku ra në sy qetësia karakteristike, objektiviteti dhe ironia e Dukës nga njëra anë dhe një acarim i tepruar i Finos nga ana tjetër. Ky i fundit pjesën më të madhe të debatit e zhvilloi me britma dhe madje duke mos lejuar as drejtuesin e emisionit të drejtonte debatin.

Shoku Fino….Ne Shqiperi, ne burg duhet te shkoje rraca e politikaneve dhe jo njerezit e futbollit…

Shoku Fino….Ne Shqiperi, ne burg duhet te shkoje rraca e politikaneve dhe jo njerezit e futbollit…

Tek prisja qe mbreme ne emisionin Fair Play te gazetares Enkelejda Zeko ne News 24 ..te degjoja platformen sportive te Kandidatit per kreun e FSHF ..njeriut qe vjen kryekeput nga politika Bashkim Finos….ndodhi e kunderta…

Me nje mllef inatcor tipik te Partise qe perfaqeson ..shoku Fino i cili per hir te se vertetes duhet thene se e drejtoi vete emisioinin maratone permbi gati 2 oresh nga fillimi deri ne fund …tha ato qe deshte te thoshte dhe ”harroi” si pa dashje te thote ato qe duheshin thene realisht.. ..

Tek -tuk ndonje fjale -platforme ..e gjithcka tjeter e mbushur me akuza, sharje, ofendime, kercenime e shantazhe te turpshme per te trembur e frikesuar kundershtarin e tij por edhe gjithe njerezit e vertete te futbollit brenda e jashte FSHF… qe ti i fyeve e i perbuze rende me dashakeqesine e ligesine tende..

…Une vij nga politika…e nisi rrefimin e tij shoku Fino ..e me pas tha se i kishte shkruar UEFA per skandalet e futbollit shqiptar… e kish marre pergjigje pozitive..

Dhe vertet o njerez besoni se pikerisht FIFA e UEFA …mbajne maredhenie kaq miqesore sa c’ thote Finua me ate kategori njerezish qe ato e kane te sanksionuar ne statutet e tyre se nuk duhet te guxojne tu afrohen dyerve te futbollit….???

..Pse Duka del ne TV…ne aktivitetet e tij gjate ketij muaji me Kryeministrin Rama e zv.Ministrin e sporteve K.Shkurti….u ankua shoku Fino….

Harron qyqari se si Kryeminstri Rama e si zv.ministri Shkurti jane po pjese perberese e Qeverise se tij socialiste Rilindja….dhe jo e Dukes e as e FSHF….

..Helm e vrer ndaj ”shoqatave fantazme”..ok…ka qene gabim ..madje jo i vogel qe me to deri me sot eshte vepruuar ashtu… .po c’te keqe ka o shoku Fino sikur ato te regjistrohen zyrtarisht ne gjykate..e nga sot e tutje te ndreqet ky gabim amatoresk i se djeshmes?

Sepse une por edhe te gjithe ne komuniteti i futbollit mendojme e gjykojmme se eshte ku e ku me mire qe ne Asamblene e futbollit te marrin pjese e te votojne njerezit e vertete te futbollit e jo fjala vjen kryetaret e bashkive te tua socialiste nga Maliqi, Policani, Cerriku, Mbrostari,Novosela etj etj.. qe nuk e kane idene nese qyteti i tyre ka ekip futbolli apo jo..ka stadium apo fushe futbolli etj etj…

….Ma hiq nga ekrani kete listen e Shoqatave ..se me irriton e kam alergji prej tyre…i thote shoku Fino gazetares …

Si-urdheron Komandant…do behet sic thua ti e Partia jote…, akoma te genjen mendja o qyqar se Shqiperia e sotme meriton te udhehiqet e komandohet nga soji e kallepi juaj imbecil ??

Vazhdimisht shoku Fino..i drejtohej gazetares me fjalet….bashke do flasim te nesermen e 7 shkurtit kur une te kem fituar e te jem ne krye te FSHF… sepse realisht une s’kam ndonje hall …hallin e ka ai..Duka qe e sheh veten humbes…

Po pse…vertet kaq i sigurte je ne fitoren tende o shoku Fino… sepse neqofte keshtu i bie qe ti ta kesh fituar garen e karrigen e larte te futbollit shqiptar qe sot…ndaj me mire anulloji ti e Partia jote zgjedhjet e 7 shkurtit…c’pret me…

Tek pa Duken ne Elbasan gjate promovimit te nje aktiviteti futbollistik per femije…shoku Fino ..e humbi mendjen fare per nje cast..e ju drejtua gazetares per te me fjalet … ky burri ketu…[a thua nuk e di se ende ai burri zyrtarisht eshte Presidenti i FSHF]…relax relax..shoku kandidat i Partise…me sa duket arroganca, kapadailleku, mendjemadhesia e fodulleku yt tipik…nuk te lejonkan dot as te ruash te pakten etiken zyrtare e protokollare te cilitdo person qofte…

…Do sjell Transparencen ne FSHF…tha shoku ne fjale…

Te vish nga politika shqiptare e te sjellesh transparence…. me duket gjeja me e pa besueshme per cdo njeri normal e per cdo shqiptar qe e di mire se c’po heq prej politikes e politikaneve te pa fytyre te atij vendi..

…Me keto qe une po them sot ketu..Presidenteve te klubeve shqiptare te futbollit ..ju kam hapur syte …tha kandidati Fino…duke shtuar se ai eshte i sigurte qe ata me shpirt jane me ate pavaresisht se me 7 shkurt do te votojne per Duken….

Hajde gjeje po deshe kete lloj Fjalekryqi tipik -socialist e tipik Fino….

…Ti je gjirokastrite..ju drejtua ai ne nje moment gazetares Zeko…ndaj ben mire te pyesesh Babane tend ..se sa shume e dua, e njoh dhe e kam pasion une futbollin…ndaj edhe po kandidoj per te qene ne krye te tij…

Hajde mendje hajde….vaj halli c’duhet te thone anglezet qe jane shpikesit e djepi i futbollit boteror..ndoshta nje dite te gjithe do kerkojne te jene Presidente te FIFA e te UEFA….hajde llogjike prej Finoje hajde…

…Deputeti me Qeveritarin kane ndryshime te jashtezakoneshme…u mundua te na mbushe mendjen shoku ne fjale….

Te lutem ..mos i bej kaq per budallenj shqiptaret e sotem ..sepse … ky Deputet i kujt Partie e force politike eshte dhe ke perfaqeson ne Parlamentin e politiken shqiptare dhe ligjet ,fondet e buxhetet e kujt qeverie miraton e aprovon o shoku kandidat???

..Pa ju dridhur hic qerpiku..me pas Fino leshoi bomben..

Kam 20 vjet ne Parlamentin shqiptar e madje mund te rrij edhe 20 vjet te tjera me kete lloj sistemi qe kemi….NO COMENT…

…E ju prisni qe Finua te heqe dore nga politika …po pse o milet a mund te rrije dot Pula pa ngrene m….t…???

Qe disa politikane te ndryshem jane ne krye te disa federatave te futbollit ne Europe.. Shoku Fino..duket se u ngaterrua keq apo ka informacion te gabuar per Italine, Francen e Gjermanine ..nderkohe qe me mburrje i sjell si shembuj pozitive pervojat e vendeve te tilla si Rusia e diktatorit Putin…apo edhe e vendeve te tjera ish -sovjetike me nje mori problemesh politike, sociale, shoqerore, te shkeljes se te drejtave te njeriut etj etj…te tilla si Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Ukraina ….

Me pas Fino..premtoi se pas 7 shkurtit do te jem neutral e do ti perkushtohem vetem futbollit… nje lloj premtimi te tille pat bere edhe Ujku ..tek lutej ta linin te hynte ”paqesisht” ne vathen e Deleve te gjora …

…Duke harrua se c’ka thene e se cfare duhet te thote per tu mbrojtur te pakten nga sulmet qe i behen me te drejte nderhyrjeve te politikes ne futboll…Finua vazhdon gjepurat ne rrefimin e tij…por qe ne fakt as me shume e as me pak perligj ate qe po themi te gjithe me force ne njerezit e futbollit…politika duhet te qendroje pas dyrerve te tij.. dhe nuk duhet te fuse hundet ne punet e futbollit…

…Duken ne krye te FSHF e solli politika..e sollem ne..e solli Fatos Nano….kaq mjafton per tu zhytur e mbytur po vete brenda ne vasken tende te banjes o i ziu Kandidat….. qe pranon publikisht prej budallallekut tend faktin skandaloz te mesiperm….e qe nuk e di se si UEFA…mbaka me ty korespondence te regullt e miqesore…

..Kam qene Aktor por edhe Faktor ne keto 4 vitet e fundit te qeverisjes se Dukes ne futbollin shqiptar…ndaj edhe Partise sime por edhe Kryeministrit tim Rama as i kam marre leje e as do ti marr per kandidimin tim per postin qe kerkoj..

..Seriozisht e ke…vertet te jesh tii kaq trim e i pavarur prej NJISHIT tend?…

Veshtire ta besoj ..le me ta pranoj…

..Duka ka zene te ankohet se ka frike e ka hall…tha Finua…une per vete jam ne rregull …nda dhe ju siguroj se skandalet e tjera te FSHF do ti bej te ditura hap pas hapi..

Po nese te dhimbset vertet futbolli shqiptar…sikurse thua…beji prezente tani sa nuk eshte vone e ndihmoje ate sot ..e jo neser qe nuk i duhen me askujt…apo i ke ruajtur per kaosin qe ke ndermend te organizosh.. duke refuzuar ndoshta te njohesh rezultatin qe do te dale nga zgjedhjet e 7 shkurtit..??

..Kombetarja jone sot nuk perbehet nga 100 perqind shqiptare sepse ka plot kosovare…tha nder te tjera Bashkimi i Partise Socialiste

..Po pse o Shoku Fino..Kosova sipas teje e Partise tende qe e shiti ate qe me 1943…..nuk qenka shqiptare e kosovaret nuk jane shqiptare???

..Komiteti Ekzekutiv per Duken nuk ka asnje lloj vlere…shihini si rrijne te gjoret ..me vetem nga nje shishe uji perpara e asgje tjeter…

Kete lloj fyerje e ofendimi ju beri Fino….shume prej figurave te shquara e te respektuara te futbollit shqiptar nder vite.. si Targaj, Bici, Jera, Kuriu etj..

Eshte plotesisht e vertete qe njerezit e futbollit e jo te tillet direkt ne FSHF ..kane bere gabime..madje plot..e disa te tilla e kane renduar jo pak situaten ne futbollin tone …gabime ndaj te cilave po ata me guxim e kurajo duhet te dijne se si publikisht ne te mire te futbollit tu japin pergjigje me seriozitet, llogjike, e profesionalizem e mbi te gjitha me ndershmeri qytetare e civile…

Por nese nje dite [qofte sa me e afert ishalla ] per fajtoret do te rezervohet Burgu… …ne burg ne Shqiperi …duhet te shkojne te paret politikanet..JU e rraca , soji e kallepi juaj o shoku Fino e kurresesi JO njerezit e futbollit …

Sepse jeni ju qe ja keni nxirre jeten atij vendi e atij populli ..e nuk jane aspak fajtore futbolli e njerezit e tij per situaten e gjendjen katastrofike te Shqiperise e shqiptareve te sotem..

Ndaj..sinqerisht mbreme shpresova e besova se do kishe kurajon te kishe deklaruar zyrtarisht largimin tend perfundimtar prej politikes..meqenese pohon qe je tamam ne kohe per t’ju perkushtuar pasionit tend..futbollit..

Nuk e cova mendjen deri aty per keq,.,,sa te ridegjoja fatkeqesisht e serisht prej gojes tende ne vend te platformes per futbollin ….sulme, sharje, fyerje, ofendime, kercenime, shantazhe, inate e mllefe ndaj Federates, ndaj Dukes e Shulkut, ndaj lojtareve por edhe ish-lojtareve te kombetares se Shqiperise, ndaj gjithe ne komunitetit shqiptar te futbollit…duke perdorur gjuhen tende tipike te Partise ..qe ti e di fort mire se prej nga vjen e c’lloj origjine ka…

….Dhe ne fund ..si per te qene triumfator ..pa i hyre ende betejes….e per tu treguar trime imponues pa shkrehur ende asnje fishek..deklarove gjithe pompozitet ,,aty i strukur , i zhytur e i rehatuar mire ne kolltukun qe ngrohe permbi 2 ore ne rrefimin- fushate tendin se…

…Shpresoj qe te fitoje qe ne Raundin e Pare…e po keshtu shpresoj qe Duka ta njohe humbjen por edhe fituesin e ri e te vije te me shterngoje doren…

Si shpejt i ke hyre Detit me kembe o shoku Fino..apo nuk eshte edhe mes Dimri…

Personalisht e bej edhe njehere publike se …nuk jam as ne mbrojtje te Dukes e as ne fushaten pro tij .. dhe as ne mbrojtje te atyre qe kane gabuar ne dem te futbollit shqiptar….sikurse mund te me akuzoni e perflisni JU e stafi juaj …..por jam e do te jem fuqishem e kurdohere ne mbrojtje te futbollit shqiptar e te komunitetit te tij te respektuar por neperkembur keqazi per dekada me radhe nga soji juaj edepsez i politikes e i politikaneve antikombetare…

Me qarte, me sakte e me shqip se kaq une nuk di te shkruaj me …

A.R.DOSTI

 

Duka për masivizimin e futbollit: Kemi rritur numrin e lojtarevë të rinj me 200%

Numri i lojtarëve të rinj të federuar, apo që janë regjistruar për herë të parë në vendin tonë është rritur me 200% nga viti 2011 e deri ne 2017. Armand Duka ju jep një përgjigje të fortë gjithë kundërshtarëve të tij që e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për masivizimin e futbollit.

Përmes një infografiku të publikuar në faqen e tij në Facebook kreu i FSHF dhe njëherazi njëri nga kandidatët për të marrë një tjetër mandat në krye të institucionit të futbollit, ka treguar shifrat në rritje nga viti në vit të futbollistëve të rinj në vendin tonë.

“Masivizimi i futbollit – Prioritet i padiskutueshëm i punës sonë. Kemi dyfishuar numrin e lojtarëve të federuar dhe që regjistrohen për herë të parë. A jemi të kënaqur? Sigurisht që jo. Kemi akoma mundësi të mira dhe jemi të bindur se do të bëjmë edhe më shumë për futbollin në katër vitet e ardhshme”. Ky është mesazhi që ka dashur të përcjellë Duka përmes shifrave të masivizimit.

Në vitin 2011, FSHF numëronte 8810 futbollistë të federuar dhe të regjistruar për herë të parë. Kjo shifër sipas Dukës ka ardhur duke u rritur në 10998 në vitin 2013. Më pas në vitin 2015 ka shkuar në 12245, për të arritur në 2017 ne numrin e 17577 futbollistëve të rinj.

Masivizimi i futbollit ka qenë një nga temat më të debatuara ditët e fundit, kur fushata zgjedhore për kreun e ri të FSHF ka hyrë fazën e saj më të zjarrtë. Në këto zgjedhje Armand Duka përballet me kandidaturën e deputetit socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtarit të futbollit, Shpëtim Hala.

Baltosja e proçesit, kapitullim i kundërshtarëve të Dukës!

Ervin Sherifaj

Gara po përvijohet e ndezur, megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht. Procesit të zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit i mungojnë akoma emrat e kandidatëve, që do të garojnë për këtë post, e megjithatë akuza të forta janë bërë nga media të caktuara në drejtim të FSHF dhe kreut të saj aktual Armand Duka.

Ky i fundit nuk e ka shpallur kandidaturën, e megjithatë është vënë në syrin e ciklonit, nga kundërshtarët e tij, të cilët duket se kanë shënjestruar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila në këtë rast do të jetë edhe Asamble Zgjedhore.

Lajmi u prit me skepticizëm nga pjesa më e madhe e kritikëve të z.Duka, të cilët nxituan të akuzojnë se ky ishte një veprim, i cili synonte t’i gjente të papërgatitur kandidatët e tjerë dhe më keq akoma ti paraprinte një dënimi që sipas tyre pritet të vijë nga UEFA për një ekip shqiptar. Argumenti i fundi është hedhur në mënyrën më groteske të mundshme, pas asnjë burim të identifikuar informacioni, por thjesht në versionin “më the – i thashë”.

Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë Statutin e FSHF, në mënyrë të veçantë nenin 24 të tij, është e qartë së vendimi për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme në datën 7 shkurt është tërësisht ligjor dhe i marrë në respektim të përcaktimeve të këtij Statuti.

Mandati aktual skadon në muajin shkurt dhe procesi zgjedhor nuk mund të kalonte këtë afat, pasi më tej do të ishte i paligjshëm.

Akuza për caktimin e datës në mënyrë surprizë duket krej e pavend, për sa kohë që diskutimi për këto zgjedhje ka nisur disa muaj më parë. Nëse një kandidati potencial nuk i kanë mjaftuar gjithë këto muaj për të vendosur për kandidimin e tij, apo për të hartuar një strategji dhe një program për këto zgjedhje, atëherë vështirë të besosh se ai është një kandidat serioz.

Por akuza më e fortë duket se ka qenë ajo për listën e anëtarevë të FSHF, që është njëkohësisht edhe lista e zgjedhësve dhe që sipas kundërshtarëve të presidentit aktual është e manipuluar.

FSHF ka 66 anëtarë, të cilët në bazë të nenit 4, pika 2 të Statutit, mund të jenë Klube futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Shoqatat për të cilat ngrihen dyshime se janë të paligjshme, janë anëtarësuar në FSHF me të drejta të plota dhe kanë qenë pjesëmarrëse të rregullta të Asambleve të Përgjithshme, qysh prej vitit 2010.

Anëtarësia e kontestuar për çudi vetëm sot, është në fakt një vendimarrje kolegjiale e gjithëpranuar në Asambletë e mëparshme dhe që është formalizuar përmes regjistrimeve të njëpasnjëshme në gjykatë, arsye për të cilën, ligjshmëria e procesit mbetet e pa kontestueshme.

Cilido anëtar, ent shtetëror apo subjekt që legjitimohet nga Ligji, ka pasur të drejtën e ankimimit në rrugë gjyqësore.

Nëse realisht ka pasur probleme me vlerësimin e kriterve të anëtarësimit, kjo ka vend të hetohet nga Federata për përmirësimin e praktikave të së ardhmes edhe përsa i përket kontrollit të aktivitetit të tyre. Po për aq kohë sa vendimet e Gjykatës kanë legjitimuar asamble pas asambleje, debati do mbetet thjesht mediatik dhe jo ligjor.

Baltosja e proceseve zgjedhore, ende pa nisur mire ato, nuk është një praktikë e panjohur në Shqipëri, për të mos thënë se tashmë kjo është kthyer në një praktikë rutinore. Nuk kish si të bënte përjashtim në këtë situatë edhe FSHF. Eshtë interesant për tu nënvizuar se si problemet, reale apo të stisura qofshin, ngrihen vetëm në momente të tilla nga ata që “ja duan të mirën” futbollit.

Përkundrejt kujdesit të FSHF që gjithçka të zhvillohet brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga Statuti i kësaj organizate, përpjekjet e kundërshtarëve të Dukës për ta baltosur procesin përpara se ai të nisë, japin në opinionin publik sinjalin e një kapitullimi të tyre, që më përpara kandidimit të mundshëm të Dukës dhe konfirmimit të tij në krye të FSHF.