Aktorja shqiptare në skena intime në filmin e ri, Ylli Manjani ndërhyn live në emision

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ishte aktorja e njohur Enxhi Cuku e cila ka luajtur në disa filma shumë të njohur shqiptarë e së fundmi në filmin “Internimi”.

Në film trajtohet historia e dashurisë së ndaluar mes dy të rinjve në kohën e komunizmit.

“Në filmin Internimi ka seks brenda, është një skenë kur personazhi im, Frida, kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, Arturin”, tregoi Enxhi.


Gjatë emisionit ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dërgoi një mesazh ku e pyeste aktoren nëse roli i saj është real.

Irma Libohova tregon shifren e çmëndur sesa paguhet për një dasmë

Irma Libohova ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin, Kripë dhe Piper me Alfion dhe Indritin.
Gjatë bisedës miqësore dhe duke gatuar recetën e ditës, “karkaleca kërce”, ajo foli rreth koncertit “DIVAT”, marrëdhënien me Erandën dhe pasionin për gatimin.

Si një nga këngëtaret më të kërkuara në treg, ajo u pyet rreth pagesës në një dasmë.

Irma u përgjigj me shumë sportivitet: “Unë jam më e lira nga të gjithë s’ke pyetur të tjerët”

Rudina Magjistari u nxjerr bojën VIP-ave për 1 Qershor, ja çfarë tregoi në emision sot (Video)

Gjatë puntates se sotme, ne 1 Qershorit ne emisionin e saj, Rudina Magjistari solli përmes një inserti foto nga fëmijëria të personazheve më të njohur shqiptarë.

Për të parë se si dukeshin ata ndiqni videon.

Ermal Meta emocionon shqiptarët: Më vjen turp nga Italia, ja sherri që bëra për pikët ndaj Shqipërisë

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka zbuluar sot në një konferencë për shtyp sekrete nga jeta e tij personale e ashtu profesionale. Nga punët e para që ka bërë kur ka emigruar në Itali e deri te pjesëmarrja në “Eurovizion”.

I pyetur nga fëmijët e pranishëm në konferencë se çfarë punësh ka bërë para se bëhej i famshëm, ai përgjigjet: “Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm. Si gjithë shqiptarët në Itali, kam bërë punë të ndryshme. Kur isha 14 vjeç shisja gazeta te semafori, e nuk i shtypnin mirë e nuk kushtonin shumë. Kam punuar si kamerier e banakier. Kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje. Duart ishin aty, por mendja diku tjetër. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori, pasi secili nga ne ka nga një histori. E kur nuk kuptoja historinë e tjetrit, i shpikja. E kështu nisi muzika ime”.

Ke shkruar këngën “Vietato Morire” kushtuar babait, çfarë mund të thoni?

Arti, muzika në veçanti është shumë arrogant, nuk kërkon leje. E kështu vjen kënga. Çdo herë që kam shkruar një këngë nuk kam marrë parasysh publikun, por vetëm se i bëj për vete.

Neve na ke munguar, po ne juve, Shqipëria?

Shqipëria më mungon çdo ditë, nga ana e gjuhës, zakoneve, ndjenjave, dje kur erdha me dukej vetja si i dehur. Faksti qe dëgjoja gjuhën time më dukej diçka e vërtetë. E mesa e kuptoni e kam humbur pak praktikën e gjuhës, por jo të zemrës.

Çfarë mesazhi jep kënga që fitove “Sanremo” dhe more pjesë në Eurovizion “Non avete fatto niente”?

Nuk ndalon luftën, por sensibilizon. Gjithë njerëzit nuk mendojnë se jeta e tyre do të mbarojë një ditë. Edhe më të këqijt sikur të kishin menduar se jeta e tyre nuk është e pafundme, do ishin sjellë ndryshe. Jeta kërkon gjithmonë jetën, nuk kërkon gjë tjetër.

Ke menduar të bësh një projekt muzikor me një këngëtar shqiptar?

Tani për tani jo, por do më pëlqente.

Keni qenë 3 shqiptarë në “Eurovizion”? Çfarë eksperience ishte?

Po ishim tre shqiptarë. Eugenti ka zë të mahnitshëm, këndoi më mirë nga ne të tre. Më edhi shumë turp që Italia nuk i dha pikë. Kam bërë sherr madje me një të jurisë.

A je krenarë që je shqiptar?

Është pyetje me përgjigje shumë të thjeshtë: Jam shumë krenarë që jam shqiptarë, madje do shtoja se një fëmijë nuk e zgjedh dot ku lind, por nëse do të lindja prapë, do zgjidhja të lindja këtu

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, dalin fotot e para

Ashtu siç kishte premtuar, kantautori shqiptar Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Meta ka mbërritur në Shqipëri një ditë më parë, ku ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje spektakolare e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.

Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në “Twitter” fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbe për festën madhështore”, shkruan Veliaj në “Twitter”.

Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e kanë mbështetur në karrierën e tij muzikore.

Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri, ja detaji që ‘i tradhtoi’

Ata të dy u përfolën kaq shumë për një lidhje me njëri tjetrin, por publikisht nuk e pranuan kurrë. Po flasim për moderatoren bukuroshe, Kiara Tito dhe këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse janë kapur disa herë “mat”, Kiara dhe Butrini nuk e pranuar asnjëherë publikisht se janë në një lidhje, por të gjithë ishin të bindur se ata ishin një çift, ama një çift shumë i bukur.

Mirëpo Kiara ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artist dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë, e kur është pyetur se pse nuk e ka të dashur Butrintin, ajo tha që nuk funksionon lidhja në distancë.

Pas suksesit që korri me këngët “Bella” dhe “Xhanëm”, këngëtari i njohur kosovar, ka sjellë një tjetër projekt. Me një titull francez në këngë, Imeri, ka publikuar “Ma Cherie”, që në shqip i bie “E dashura ime” dhe menjëherë fansat kanë aluduar se kjo këngë është dedikim për Kiara Titon.

Mirëpo përpara disa javësh Butrinti vendosi ta heq Kiarën nga Instagrami dhe pas disa kohësh edhe moderatorja bëri të njëjtën gjë. Ky detaj bëri që të aludohej se çifti i kishte dhënë fund lidhjes dhe ky lajm u përforcua edhe pas deklaratës së Kiarës në një emision.

Ajo u shpreh se arsyeja se përse nuk është e lidhur me Butrintin është sepse ai është larg dhe lidhja në distancë nuk funksionon.

Megjithatë së fundmi Butrinti filloi ta ndjekë përsëri bukuroshen e ekranit në Instagram dhe Kiara ja ktheu. Ky veprim ngriti dyshimet se mes tyre gjithçka është sqaruar dhe se çifti është rikthyer përsëri bashkë./intv

Blendi Fevziu flet për largimin nga TV Klan

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi në media lajmi se Blendi Fevziu dhe emisioni i tij shumë i ndjekur “Opinion” pas 20 vitesh në TV Klan, do të shkojnë në Top Channel.

Sipas “Gazeta Tema” kjo zhvendosje po ndodh pasi Fevziu ka probleme me Aleksandër Frangaj dhe fërkimet mes tyre kanë nisur pas disa intervistave të gazetarit ku është shprehur i pakënaqur dhe ka treguar ofertat e reja.

U tha gjithashtu se “Opinion” do të transmetohet në Top Channel nga e hëna në të enjte në orar prime time dhe se Fevziu ka siguruar një kontratë më të shtrenjtë se në Klan.

I kontaktuar nga Aplenews.al, Blendi Fevziu është shprehur: “Ende nuk e kam vendosur” duke lënë të kuptohej se zërat janë të vërtetë.

“Kam biseduar me Top Channel”, ka thënë gazetari i pyetur nëse ka patur një ofertë konkrete.

Klaudia, e more vesh? Albi Nako dhe Alba Hoxha kapen ‘mat’ përsëri (Foto)

Javë më parë një ndër lajmet më të përfolura në median rozë shqiptare ishte dyshimi që koreografi Albi Nako dhe balerina e njohur, Alba Hoxhën janë në një lidhje. Ata u panë në Bruksel edhe në Paris por nuk vonoi shumë dhe Albi tregoi se ishin për punë dhe me atë rast edhe për qejf.

Por dyshja sot janë kapur MAT dhe tani zor se e beson njeri që kanë qenë për punë edhe në plazh. JOQ tregon se dyshja janë duke pushuar në plazh dhe se shihen shumë pranë njëri-tjetrit. Hmm, po (motër) Klaudia ç’mendim ka? E ka pare këtë foton? Mbase do jetë e lumtur për ‘vëllain’ e saj, Albin./intv.al/

Elhaida Dani e dashuruar, njihuni me djalin që i “vodhi” zemrën (FOTO)

Këngëtarja Elhaida Dani ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për anën profesionale, projektet e reja, pjesëmarrjet në festivale. E përsa i përket jetës private, ajo gjithmonë ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.

Por mesa duket Elhaida është aktualisht në një lidhje me tenorin Branimir Agovi. Ai është pjesë e Operas së Vienës dhe dikur ka konkurruar në “Star Academy”.

Kanë qenë fotot që Branimiri ka publikuar në profilin e “Instagram”-it, që kanë zbuluar lidhjen e tij me këngëtaren. Madje ai nuk kursen që t’i shprehë dashurinë me zemra apo fjalë si: “Ne të dy”.

E ndërsa Elhaida i komenton: “Dashuri”.

Shenjat e horoskopit të cilave nuk duhet t’iu zëmë kurrë besë

Të gjithë njerëzit gënjejnë, madje predikohet se gënjeshtrat e bardha janë të pranueshme. Në të vërtetë ekzistojnë dy kategori njerëzish, ata që gënjejnë për shpëtim dhe ata që kanë lindur për të gënjyer.

Këta “mashtrues” nuk e kuptojnë dot jetën e tyre pa gënjeshtrat, por si mund t’i dallojmë ne? Karakteristikat e shenjave të horoskopit na orientojnë se personat që iu përkasin këtyre tri shenjave janë të lindur për të gënjyer dhe nuk duhet t’iu zëmë besë kurrë.

Peshorja

Personat që i përkasin shenjës së Peshores e kanë për natyrë që nuk përfundojnë kurrë duke folur deri ën fund dhe e mbulojnë veten me një vello misterioze. Në të njëjtën kohë, ata janë të dashur dhe të prirur për pasurimin ilegal, që do të thotë që nga mosha e hershme ata i kuptojnë bazat, mashtrimet, dinakërinë dhe shkathtësinë.

Duke u rritur, këta individë perfeksionohen vetëm me aftësinë për të gënjyer, prandaj njerëzit e tyre të dashur me të cilët ata qëndrojnë nuk kanë mundësi të dënojnë pabesinë e Peshores.

Këta njerëz po kështu sillen edhe në vendin e punës, sepse ata janë mësuar me manipulimin e njerëzve të tjerë, duke i detyruar kolegët të punojnë për ta nëpërmjet të gjitha gënjeshtrave.

Falë kësaj karakteristike, nga Peshorja ka mashtrues të kualifikuar, avokatë të famshëm dhe politikanë.

Binjakët

Nga natyra e tyre, përfaqësuesit e kësaj shenje janë njerëz me dy fytyra, që do të thotë se ata kanë një pasion për mashtrim në gjak. Kjo është e kuptueshme që nga fëmijëria, por është veçanërisht e dukshme kur Binjakët bëhen të rritur. Ata lehtë mund t’i manipulojnë të tjerët në avantazhin e tyre, lehtë zotërojnë mendjen e personit të duhur dhe t’i bëjnë ata të dyshojnë edhe për atë që panë me sytë e tyre.

Cili është problemi këtu? Në fund të fundit, Binjakët mund të kufizojnë në mënyrë të përkryer emocionet, që do të thotë se me shprehjen e fytyrës dhe gjesteve e tyre nuk mund të mendosh se po të gënjejnë.

Përveç kësaj, përfaqësuesit e kësaj shenje janë të kujdesshëm, të cilët gjithmonë kanë një justifikim të përgatitur mirë dhe mjaft logjik dhe prandaj nuk besojnë se thjesht nuk munden. Sipas statistikave, pothuajse të gjithë Binjakët, kanë një dashnor ose një ide të caktuar të saj.

Peshqit

Pronarët e fantazisë së pakufishme, të lindur nën shenjën e Peshqeve, janë mjeshtrit e vërtetë të gërshetimit të intrigave. Me lehtësi të pabesueshme ata mund ta krijojnë iluzione duke besuar se të gjithë kanë për qëllim të mashtrojnë Peshqit. Duhet të themi se ky është një person shumë i rrezikshëm, të cilit nuk i kushton asgjë tu kundërvihet edhe dy burrave. Është interesante të theksohet se Peshqit rrallë gënjejnë për t’u pasuruar dhe për të përfituar. Më shpesh, gënjeshtrat përdoren për të mbuluar aventurat e tyre seksuale.

Pra, mos u habitni nga fakti se i dashuri juaj ka lindur nën shenjën Peshqit. Papritmas do t’ju marrë në telefon t’ju thotë që është shumë i zënë në punë, dhe ditën tjetër do të kthehet në shtëpi me një tufë letrash në dorë. Aq shumë mashtrojnë sa që fillojnë edhe vetë tu besojnë mashtrimeve të tyre. Në fund do fillojnë tu besojnë edhe vetë mashtrimeve dhe nuk do ti mbajnë më mend kanë qenë të vërteta apo jo. Prandaj është e pamundur ti dënosh ata.