Menaxheri i Pastores jep “ok”-in, Interi duhet të bindë PSG-në

E mërkura ka qenë një ditë intensive në shtëpinë e Interit. Edhe pse nuk ka patur asnjë zyrtarizim, janë përvijuar lëvizjet si në dalje dhe në hyrje. Nëse për Gabigol dhe Joao Mario janë përcaktuat detajet për huazimin e dyte, vjen dhe lajmi i shumëpritur për tifozët zikaltër: Javier Pastore është më pranë Interit.
Menaxheri i tij, Simonian, ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në Milano. Qëndrimi i futbollistit dhe i menaxherit të tij është shumë i rëndësishëm për të nisur kontaktet me PSG-në. Pastores i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por dëshira e tij është të luajë më shumë, çka nuk i garantohet te parizienët. Gjithsesi mbetet problem paga e mesfushorit (10 milionë euro), që është shumë e lartë për klubin italian. Besohet që Pastore do të pranonte edhe një ulje rreth 30% të pagës për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Tashmë Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta bindë PSG-në me ofertën e duhur.