Foto/ Kombëtarja në pikë të hallit, shpërthejnë tifozët: Panuçi ik!

Zhgënjimi ka qenë i madh pas humbjes së kombëtares shqiptare në “vëllazëroren” kundër Kosovës. Kombëtarja jonë nuk arriti të konkretizonte sulmet, dhe mjaftojmë të kujtojmë se goditja e parë në portën kundërshtare erdhi në minutën e 76 nga Balaj.

Një vështrim i shpejt në faqen zyrtare të FSHF, në rrjetin social “Facebook”, të bën të kuptosh se tifozët nuk janë të kënaqur nga Panuçi. Ata kërkojnë që ai të largohet menjëherë. Diçka tjetër që bie në sy është edhe sepse tifozët “ankohen” për festën e tepruar të lojtarëve kosovarë gjatë golave. Më poshtë komentet:

Humbën me Napolin, ja si ngushëllohet Strakosha

Gjendet dhe një ngushëllim për Wallace në profilin e Instagram-it të Thomas Strakosha. Portieri i kombëtares kuqezi, i cili pësoi autogol nga braziliani në përballjen kundër Napoli-t, dëshiron të qetësojë shokun e skuadrës dhe të rikthehen më të fortë se më parë. Ja dhe Instagram Story e numrit një të bardhekaltërve.

Kjo është Lazio e mundur, ajo që doli nga ndeshja e San Paolo. Napoli fiton 4-1, Lazio luan për një pjesë. Probleme që shihen në anën mendore dhe pasiguria në lojë janë disa nga çështjet themelore që kanë nevojë që të shihet përpara, duke nisur nga ndeshja e së enjtes kundër Steaua Bukuresht, e vlefshme për Europa League.

Portieri i Lazio-s dhe kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, dëshiron një reagim të menjëhershëm, siç dëshmon një postim pikërisht në llogarinë e tij në Instagram: “Kurrë mos u dorëzo!”.

Ronaldo-Neymar festojnë ditëlindjen, por kush është më i miri?

5 shkurti është një ditë e shënuar në botën e futbollit. Sot Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr dy nga lojtarët më të mirë të momentit festojnë ditëlindjen. Kanë 7 vite diferencë mes tyre pasi portugezi sapo ka mbushur 33-vjeç ndërsa braziliani po feston 26 vjetorin. Pas disa ditësh të dy do të jenë përballë njëri-tjetrit në Santiago Bernabeu pasi Reali i Madridit do të presë Paris Saint Germain, me Neymar që këtë herë nuk do ta sfidojë CR7-ën duke mbajtur veshur fanellën e Barcelonës. 5 Topa të Artë numëron portugezi ndërsa ende asnjë braziliani megjithatë Neymar ka në krahun  e tij moshën, pasi është 7 vite më i ri dhe gjasat janë që të jetë ai fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, gjithmonë nëse bën mirë me PSG-në në këtë sezon dhe Brazilin në Botëror. Aktualisht Ronaldo qëndron më lart pasi ka edhe eksperiencën në krahun e tij por Neymar i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë ndoshta edhe më i mirë se ylli luzitan. Ja disa nga magjitë që dinë t’i dhurojnë vetëm ata të dy.

Dhunë në Durrës/ Tifozët e Lushnjës godasin policinë, lumë fyerjesh ndaj arbitrit Sino

Përplasje dhe dhunë në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Lushnjës dhe Teutës që po zhvillohet në Durrës.
Tifozët e Lushnjës raportohet se jane perplasur fizikisht me Policine e Durresit. Nje grup tifozësh kanë goditur policinë dhe kanë shperthyer në të shara ndaj arbitrit Sino.
Policia në momentet qe ka tentuar te qetesojë tifozet, keta të fundit i jane kthyer me goditje. Per kete arsye uniformat blu kanë shoqeruar ne Komisarait 13 tifoze te Lushnjës, për dhune ndaj uniformes se policisë.

Gjatë përplasjes së tifozëve me forcat e rendit, ka mbetur e lënduar edhe një police femër.

Zidane mbron futbollistët: Nata më e vështirë, jam unë përgjegjësi

Zinedine Zidane merr përgjegjësitë për eliminimin e turpshëm të Realit të Madridit nga Leganes në Kupën e Mbretit. Trajneri francez e ka të vështirë ta kuptojë sesi mund të eliminohet një ekip i madh si Reali kur e ka fituar ndeshjen e parë 0-1.

“Pasi fituam në ndeshjen e parë, luajtëm shumë keq në shtëpi. Mund të themi çfarë të duam, por kjo është një mbrëmje shumë e vështirë. Jam përgjegjës dhe shumë i mërzitur me veten për këtë që ndodhi. Sot jam unë ai që ka dështuar. Nuk mund të eliminoheshim me atë rezultat që kishim marrë në takimin e parë. Jemi shumë të zhgënjyer. Siç e thash, marr përgjegjësitë.”

Zizu shmang kritikat ndaj futbollistëve dhe fajëson veten për këtë që ndodhi.

“Po, është momenti im më i vështirë. Nuk e kuptoj sesi ndodhi. Nuk jam i mërzitur me futbollistët, por me veten. Edhe pse kanë një pjesë të fajit, sepse ata luajnë në fushë, jam unë përgjegjësi.”

Menaxheri i Pastores jep “ok”-in, Interi duhet të bindë PSG-në

E mërkura ka qenë një ditë intensive në shtëpinë e Interit. Edhe pse nuk ka patur asnjë zyrtarizim, janë përvijuar lëvizjet si në dalje dhe në hyrje. Nëse për Gabigol dhe Joao Mario janë përcaktuat detajet për huazimin e dyte, vjen dhe lajmi i shumëpritur për tifozët zikaltër: Javier Pastore është më pranë Interit.
Menaxheri i tij, Simonian, ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në Milano. Qëndrimi i futbollistit dhe i menaxherit të tij është shumë i rëndësishëm për të nisur kontaktet me PSG-në. Pastores i skadon kontrata në verë të 2019-ës, por dëshira e tij është të luajë më shumë, çka nuk i garantohet te parizienët. Gjithsesi mbetet problem paga e mesfushorit (10 milionë euro), që është shumë e lartë për klubin italian. Besohet që Pastore do të pranonte edhe një ulje rreth 30% të pagës për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021. Tashmë Interit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta bindë PSG-në me ofertën e duhur.

Veprimi i Ronaldos që po bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo u rikthye te goli, teksa shënoi dy herë në fitoren e thellë 7-1, të Realit ndaj Deportivo La Corunës.

Gjithsesi, në një moment përplasjeje, portugezi u gjakos dhe kërkoi ndihmën e mjekëve, por ajo që e shqetësonte më shumë Ronaldon, ishte se si dukej fytyra e tij.

Duke mos u bindur nga përshkrimi i mjekut, portugezi i rrëmbeu këtij të fundit telefonin dhe e përdori si pasqyrë për të parë fytyrën e tij.

Kaçe te Panathianaikos, mungon vetëm firma

Ergys Kaçe është vetëm një firmë larg Panathinaikosit. Mesfushori shqiptar tashmë ka marrë rrugën drejt Athinës për t’u bashkuar me klubin e dytë më të suksesshëm të Greqisë pasi nuk arriti të gjente hapësira në radhët e PAOK-ut ku gjatë këtij sezoni humbi edhe vendin e titullarit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka ndezur dritën jeshile për finalizimin e operacionit që po zhvillohet mes dy klubeve dhe përfshin disa lojtarë. Palët kanë gjetur gjiihën e përbashkët për transferimin e qëndërmnbrojtësit brazilian Rodrigo Moledo në Selanik, ndërsa Panathinaikos do të përfitojë rreth 400 mijë euro dhe shërbimet e lojtarit kuqezi. Lojtari brazilian do të bashkohet me PAOK-un gjatë orëve të ardhshme, ndërsa Kaçe pritet të nisë stërvitjen me skuadrën e tij të re ku kërkon të rifitojë vendin e titullarit për të mos humbur as trenin e Kombëtares Shqiptare. Ky do të jetë një kapitull i ri për 25-vjeçarin që e ka nisur karrierën në Greqi me PAOK-un ku është rritur si lojtar por me kalimin e viteve lojtarit iu ngushtuan hapaësirat, kjo edhe për shkak të çështjeve që nuk kanë aspak lidhje me futbollin. Gjithsesi, me transferimin në Athinë, mesfushori mund të shikojë përpara për t’u rikthyer vendimtar edhe pse konkurrenca në një skuadër si Panathinaikos është e madhe.

FSHF dhe testi edvinist-Opinion nga legjenda e kombetares, Roland Luçi

Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.
Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej “besnikeve” te vet bashkiake.
Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!
Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.