VIDEO/ Rei Manaj si Ronaldo, dhuron spektakël në Spanjë

Aftësitë që Rei Manaj ka para portës, tashmë dihen duke parë edhe golat që ai ka shënuar me fanellën e Kombëtares së Shpresave. Së fundmi, talenti shqiptar është transferuar në kampionatin spanjoll ku ka firmosur me Albaceten.

Në ndeshjet miqësore, Manaj është aktivizuar madje në njërën prej tyre, ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Sulmuesi shqiptar shihet si një lojtar që mund të japë shumë për ekipin e tij dhe se së shpejti mund të bëhet një futbollist që mund të kapë një ekip më të mirë.

Në stërvitjen e fundit të Albacetes, Manaj shihet shumë aktiv ku në një rast, ai nuk heziton të bëjë edhe roveshatë duke shënuar gol. Megjithëse ishte vetëm një stërvitje, Manaj nuk ngurron që të japë maksimumin e tij. /Erjon Allaraj- Vipsport.al

Një tjetër shqiptar në La Liga, mesfushori 19-vjeçar i bashkohet Leganes

Kleandro Lleshi është emri i fundit që i është shtuar Leganesit në listën e ndeshjeve miqësore. Mesfushori 19-vjeçar, së fundmi, i është bashkuar skuadrës së parë, ndërkohë që në edicionin e shkuar ishte pjesë e Leganes B.

Këtë vit, ai do të ketë një shans që të bindë trajnerin dhe të tregojë vlerat për të pasur mundësi të gjejë minuta në La Ligën spanjolle apo edhe në Kupën e Spanjës me ekipin e parë. Mesfushori i Kombëtares U19 duket se po bind me paraqitjet e tij gjatë fazës.

90 minuta dhe asnjë gol, reduktohet kryesimi i Barcelonës

Plot 90 minuta dhe asnjë gol në impiantin Camp Nou në ndeshjen që Barcelona e konsideronte të lehtë në letër ndaj Getafes, por u detyrua të kënaqet me vetëm 1 pikë.

Formacioni katalanas dominoi në thuajse të gjithë takimin në la Liga, por nuk arriti dot objektivin pavarësisht goditjeve të Luis Suarez dhe Coutinho.

Me këtë ndalesë të detyruar, Barcelona e redukton në 7 pikë diferencën me Atletikon e vendit të dytë.

Zidane mbron futbollistët: Nata më e vështirë, jam unë përgjegjësi

Zinedine Zidane merr përgjegjësitë për eliminimin e turpshëm të Realit të Madridit nga Leganes në Kupën e Mbretit. Trajneri francez e ka të vështirë ta kuptojë sesi mund të eliminohet një ekip i madh si Reali kur e ka fituar ndeshjen e parë 0-1.

“Pasi fituam në ndeshjen e parë, luajtëm shumë keq në shtëpi. Mund të themi çfarë të duam, por kjo është një mbrëmje shumë e vështirë. Jam përgjegjës dhe shumë i mërzitur me veten për këtë që ndodhi. Sot jam unë ai që ka dështuar. Nuk mund të eliminoheshim me atë rezultat që kishim marrë në takimin e parë. Jemi shumë të zhgënjyer. Siç e thash, marr përgjegjësitë.”

Zizu shmang kritikat ndaj futbollistëve dhe fajëson veten për këtë që ndodhi.

“Po, është momenti im më i vështirë. Nuk e kuptoj sesi ndodhi. Nuk jam i mërzitur me futbollistët, por me veten. Edhe pse kanë një pjesë të fajit, sepse ata luajnë në fushë, jam unë përgjegjësi.”

Veprimi i Ronaldos që po bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo u rikthye te goli, teksa shënoi dy herë në fitoren e thellë 7-1, të Realit ndaj Deportivo La Corunës.

Gjithsesi, në një moment përplasjeje, portugezi u gjakos dhe kërkoi ndihmën e mjekëve, por ajo që e shqetësonte më shumë Ronaldon, ishte se si dukej fytyra e tij.

Duke mos u bindur nga përshkrimi i mjekut, portugezi i rrëmbeu këtij të fundit telefonin dhe e përdori si pasqyrë për të parë fytyrën e tij.

Messi “tradhëton” Barcelonën, mposhtet në derbi

Një penallti e humbur nga Lionel Messi dhe një gol i realizuar nga Melendo dy minuta përpara fundit ishin dy episodet kyçe që vendosën fatet e sfidës së parë çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Espanyolit dhe Barcelonës. Derbi i Katalunjës u fitua nga skuadra e Quique Sanchez Flores me Espanyolin që rezistoi fortë përballë Barçës madje në minutën e 62-të kishte nevojë për mrekullinë e portierit Diego Lopez i cili me një pritje fantastike ndali Messin nga 11-metra distancë, me argjentinasin që nuk arriti të kthente në gol penalltinë e fituar nga Sergi Roberto. Në minutën e 88-të Melendo i asistuar nga Navarro shtangu Cillesen duke bërë që të shpërthente në feste RCDE Stadium. Kualifikimi në gjysmëfinalet e Kupës kthehet në një malore për Barcelonën që është edhe kampionia në fuqi e këtij kompeticioni pasi në Camp Nou tashmë blaugranat duhet të përmbysin humbjen e ndeshjes së parë.

Fiorentino Perez, pret ofertat për largimin e CR7

Cristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Dëshira e 5-herë fituesit të Topit të Artë për t’i dhënë lamtumirën klubit merengues verën e ardhshme do të respektohet nga drejtuesit e Realit pasi presidenti Florentino duke u bazuar tek lajmet që raportojnë mediat portugeze i ka ndezur dritën jeshile agjentit të CR7-ës, Jorge Mendes për largimin e Ronaldos. Por edhe pse në shkurt sulmuesi luzitan do të mbushë 33-vjeç, Perez nuk do ta lërë Cristianon të largohet gati pasi i ka komunikuar Mendes-it që është gati të dëgjojë ofertat financiare të klubeve që janë të interesuara për lojtarin. Perez kërkon minimalisht 100 milionë euro për kartonin e Ronaldos. Dy skuadrat që interesohen më shumë për yllin portugez janë Manchester United dhe Paris Saint Germain nëse do të zgjedhë Djajtë e Kuq për Ronaldon do të bëhej fjalë për një rikthin në “teatrin e ëndrrave” aty ku u bë i famshëm si futbollist.