Talenti fierak, Sokol Ymeraj transferohet ne Gjermani

Interviste eksluzive e youwant.al me futbollistin e talentuar, Sokol Ymeraj.

Kur ka filluar karriera juaj si futbollist?
Karriera ime si futbollist ka filluar shume heret qe ne moshen 5 vjecare.

Cili ka qene trajneri juaj i pare?
Trajneret e mi te pare kane qene Romeo Haxhiaj dhe Agron Basholli.

Si ndiheni kur luani per kombetaren e moshave dhe ku doni te arrini ne te ardhmen?
Ndihem i emocionuar dhe i frymezuar sepse eshte ajo cfare deshiroj dhe e bej me pasion. Synimi im eshte qe ne te ardhmen time une te luaj ne nje klub te rendesishem europian ne menyre qe nje dite te luaj per kombetaren A, pasi kjo eshte maksimumi per cdo lojtar qe te luaj me kombetaren e tij.

Kur je emocionuar me shume gjate ndeshjeve te kombetares?
Kane qene dy momente vertet emocionuse . E para ka qene kur kam shenuar golin tim te par kam perjetuar nje moment vertet te vecante . Ndersa momenti i dyte ka qene nje ndeshje kunder kombetares se Zvicres e cila kishte 6 shqiptare ne formacionin e tyre dhe po me dukej sikur po luaja kunder nje ekipi shqiptar pasi ata komunikonin mes njeri tjetrit shqip ne loje.

Mesuam qe jeni transferuar ne Gjermani, mund te na tregoni pak me teper?
Po ne fakt lidhjet e mia me shume klube ne gjermani kane qene qe perpara 2 vitesh por atehere kam qene 16 vjec dhe ishte e pamundur qe te kryeje dokumentacionin e duhur per te luajtur. Tani jam pjese e nje klubi te mire si Bonner Sc qe mi mori persiper te gjitha gjerat qe mua me nevojiteshin.Ne te ardhmen si cdo njeri largpames dua te arrij majat por duke i kaluar hapat nje nga nje. Dua ta shoh veten gjithmone me lart dhe te marr ate qe meritoj. Futbollit i kam dedikuar jeten!

Sot eshte dita e te dashuruarve, ju keni te dashur?
Po eshte nje person qe me qendron afer ne cdo moment.

Duka krenohet me sponsorizimet: 335 herë më shumë të ardhura për futbollin

Presidenti i FSHF, Armand Duka, njëkohësisht kandidat për një mandat të ri në krye të këtij institucioni ka vijuar të publikojë në faqen e tij në Facebook, rezultatet e arritura gjatë drejtimit të tij për ngritjen dhe fuqizimin e futbollit shqiptar.

Kësaj radhe Duka është ndalur te të ardhurat e siguruara për futbollin shqiptar nga sponzorizimet, të cilat sipas tij janë rritur me 335 herë, krahasuar me vitin 2002.

“Me 10 mijë Marka gjermane, të ardhura nga sponsorizimet, e gjetëm futbollin shqiptar në vitin 2002. Falë menaxhimit shumë më të mirë të FSHF dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë Euro të ardhura, ose 335 herë më shumë”, shkruan Duka në faqen e tij.

Komenti shoqëron një infografik në të cilin paraqiten sipas mandateve të kaluar edhe të ardhurat që ka siguruar FSHF nga sponsorizimet. Shifrat e financimit nga sponsorizimet kanë ardhur dukshëm në rritje nga 0.01 milionë euro që kanë qenë në vitin 2002, në 3,35 milionë euro që arritën në mandatin 2014 – 2018.

Por presidenti i FSHF duket se ka edhe një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se ai ka qëndruar gjatë në këtë post.

“Për të gjithë ata që mendojnë se 4 mandate në krye të FSHF janë shumë, dua t’ju kujtoj se janë shumë herë më të mëdha punët dhe rezultatet që kemi arritur së bashku me komunitetin e futbollit”, thotë Duka, duke siguruar se do të vazhdojë të punojë fort në 4 vitet e ardhshme, për të bërë më të mirën për futbollin.

Gara për kreun e FSHF ka hyrë tashmë në një fazë vendimtare. Ajo që bie më shumë në sy në daljet publike të kandidatëve është se deputeti socialist, Bashkim Fino e ka fokusuar fushatën e tij te sulmet direkte dhe madje me një gjuhë të ashpër e të mbushur me kërcënime për Armand Dukën dhe pothuajse të gjitha strukturat e FSHF.

Nga ana e tij Duka është përgjigjur me qetësi dhe fushata e tij është bazuar më së shumti te arritjet e deritanishme të FSHF nën drejtimin e tij, duke nisur nga masivizimi i futbollit, te investimet në infrastrukturë, rritja e sponsorizimeve dhe të tjera si këto.

SHQIPËRIA U-20 FITON MIQËSOREN E PARË ME 21-VJECARËT E AZERBAJXHANIT

Një gol i futbollistit Pusi për përfaqësuesen kombëtare U-20 ka bërë që Shqipëria të fitojë ndeshjen e parë në Antalia me përfaqësuesen azere. Skuadra nën drejtimin e Alban Bushit arriti të administrojë të gjithë lojën teksa gjen edhe avantazhin. Ky sukses në këtë miqësore për këtë formacion vjen edhe si produkt i lojtarëve që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Përballë Shqipërisë aktivizohej kombëtarja e Azerbajxhanit me lojtarë të një moshe më të madhe. Trajneri Alban Bushi që drejton edhe këtë kombëtare (U-20) i gjeti hapësirë aktivizimi të gjithë lojtarëve gjatë pjesës së dytë. Ndeshja gjatë gjithë kohës evidentoi dëshirën e madhe të formacionit kuqezi për ta fituar takimin dhe në minutën e 55-të erdhi goli me anë të lojtarit Belajdi Pusi. Në këtë ndeshje Bushi provoi shumë lojtarë të rinj në një kohë që realizuan një performancë shumë të mirë. Vecohet edhe Arbnor Mucolli i datëlindjes 1999 i cili së bashku me disa elementë të tjerë janë një perspektivë shumë e madhe për kombëtaren U-21 dhe më tej akoma kombëtaren A.

Metamorfoza e infrastrukturës së futbollit

16 vitë më parë Shqipëria ishte praktikisht vendi me infrastrukturën më të dobët jo vetëm në Europë. Stadiumet ishin pothuaj të amortizuara, ndërkohë që terrenet sportive si nëpër impiante ashtu dhe për stërvitje ishin të denja për shprehjen “nuk shiheshin me sy”. “Qemal Stafa” u ishte nënshtruar disa herë rikonstruksioneve modeste, por drejtuesit e UEFA-s dhe skuadrat kundërshtare kishin gjithnjë ankesa dhe nëse aty luheshin sfidat ndërkombëtare kjo më shumë ndodhte sepse ndërkombëtarët toleronin federatën dhe përfaqësimin e Shqipërisë.

Në këto 4 mandate gjithçka është tjetërsuar. Fillimisht u bënë thuajse nga e para të gjithë fushat e stadiumeve dhe, dalëngadalë, me projekte të iniciuara nga FSHF dhe me partnerë pushtetin lokal ose vendor, UEFA-n dhe FIFA-n filluan të ndërtoheshin fushat dhe komplekset stërvitore. Puna e federatës në këtë drejtim ka qenë e shkëlqyer. Ata garantonin gjithnjë cilësi dhe korrektësi me partnerët, teksa UEFA e ka konsideruar gjithnjë zhvillimin e Shqipërisë në këtë sektor si një nga ato gjëra që nuk i kanë bërë shumë federata të tjera.

Pas rikonstriksionit të plotë të fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore u erdhi radha impianteve. Stadium “Selman Stërmasi”, që i ngjante një gërmadhe, tani është një impiant që të ofron komoditet. Klubi Tirana dhe federata bashkëpunuan për ta shndërruar në një të tillë të vlefshëm madje dhe për ndeshje ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhë janë bërë investime të plota ose të pjesshme në qytete të ndryshme, në stadiumet e Laçit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit, për të mos përmendur që tapetet e blerta janë rinovuar të paktën 2-3 herë në çdo stadium.

Të gjitha skuadrat që luajnë sot në Kategorinë Superiore kanë stadiume më shumë se të pranueshme dhe kudo investimi i federatës ka qenë nëpër fusha, tribuna e madje deri tek impiantet e ndriçimit.

Në 4 vitet e fundit ka pasur rikonstruksione në stadiumin “Luftëtari”, në stadiumin e Kamzës, Durrësit, Ballshit e Lushnjës.

Shqipëria sot ka dy stadiume që plotësojnë kriteret për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në grupet e Champions Ligës, shkalla më e lartë e licencimit të një stadiumi në arenën ndërkombëtare. Të dy këto stadiume, si i Elbasanit ashtu dhe i Shkodrës, janë bërë në bashkëpunim me qeverinë në harkun e këtyre 4 viteve. Në rajon vështirë të gjesh stadiume të reja, ndërkohë që “Arena Kombëtare”, një stadium i ri në kryeqytet, do jetë një nga më modernët në Ballkan.

Punimet kanë nisur prej kohës dhe pritet që në harkun e 12 muajve të ketë përfunduar dhe të bëhet përurimi. Stadium i ri do ketë 17 mijë vende dhe do jetë totalisht i mbuluar, madje pa pistë, një stadium i denjë për t’u luajtur edhe Superkupa e Europës.

Në të ardhmen federata është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë klubet dhe pushtetin lokal për ndërtim fushash dhe rikonstruksione stadiumesh. Në katër vitet e ardhshme federata do të përqiet që të rikonstruktojë dy stadiume të tjera që do të jenë të licencuara për ndeshje ndërkombëtare.

Infrastruktura ka qenë gjithnjë ndër pikat më të forta të Dukës dhe investimet e bëra me përkrahjen e UEFA-s dhe fondet e përftuara kanë qenë nja nga arsyet që është votuar në 4 mandate nga më shumë se dy e treta e anëtarëve të shoqatës.16 vitë më parë Shqipëria ishte praktikisht vendi me infrastrukturën më të dobët jo vetëm në Europë. Stadiumet ishin pothuaj të amortizuara, ndërkohë që terrenet sportive si nëpër impiante ashtu dhe për stërvitje ishin të denja për shprehjen “nuk shiheshin me sy”. “Qemal Stafa” u ishte nënshtruar disa herë rikonstruksioneve modeste, por drejtuesit e UEFA-s dhe skuadrat kundërshtare kishin gjithnjë ankesa dhe nëse aty luheshin sfidat ndërkombëtare kjo më shumë ndodhte sepse ndërkombëtarët toleronin federatën dhe përfaqësimin e Shqipërisë.

Në këto 4 mandate gjithçka është tjetërsuar. Fillimisht u bënë thuajse nga e para të gjithë fushat e stadiumeve dhe, dalëngadalë, me projekte të iniciuara nga FSHF dhe me partnerë pushtetin lokal ose vendor, UEFA-n dhe FIFA-n filluan të ndërtoheshin fushat dhe komplekset stërvitore. Puna e federatës në këtë drejtim ka qenë e shkëlqyer. Ata garantonin gjithnjë cilësi dhe korrektësi me partnerët, teksa UEFA e ka konsideruar gjithnjë zhvillimin e Shqipërisë në këtë sektor si një nga ato gjëra që nuk i kanë bërë shumë federata të tjera.

Pas rikonstriksionit të plotë të fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore u erdhi radha impianteve. Stadium “Selman Stërmasi”, që i ngjante një gërmadhe, tani është një impiant që të ofron komoditet. Klubi Tirana dhe federata bashkëpunuan për ta shndërruar në një të tillë të vlefshëm madje dhe për ndeshje ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhë janë bërë investime të plota ose të pjesshme në qytete të ndryshme, në stadiumet e Laçit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit, për të mos përmendur që tapetet e blerta janë rinovuar të paktën 2-3 herë në çdo stadium.

Të gjitha skuadrat që luajnë sot në Kategorinë Superiore kanë stadiume më shumë se të pranueshme dhe kudo investimi i federatës ka qenë nëpër fusha, tribuna e madje deri tek impiantet e ndriçimit.

Në 4 vitet e fundit ka pasur rikonstruksione në stadiumin “Luftëtari”, në stadiumin e Kamzës, Durrësit, Ballshit e Lushnjës.

Shqipëria sot ka dy stadiume që plotësojnë kriteret për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në grupet e Champions Ligës, shkalla më e lartë e licencimit të një stadiumi në arenën ndërkombëtare. Të dy këto stadiume, si i Elbasanit ashtu dhe i Shkodrës, janë bërë në bashkëpunim me qeverinë në harkun e këtyre 4 viteve. Në rajon vështirë të gjesh stadiume të reja, ndërkohë që “Arena Kombëtare”, një stadium i ri në kryeqytet, do jetë një nga më modernët në Ballkan.

Punimet kanë nisur prej kohës dhe pritet që në harkun e 12 muajve të ketë përfunduar dhe të bëhet përurimi. Stadium i ri do ketë 17 mijë vende dhe do jetë totalisht i mbuluar, madje pa pistë, një stadium i denjë për t’u luajtur edhe Superkupa e Europës.

Në të ardhmen federata është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë klubet dhe pushtetin lokal për ndërtim fushash dhe rikonstruksione stadiumesh. Në katër vitet e ardhshme federata do të përqiet që të rikonstruktojë dy stadiume të tjera që do të jenë të licencuara për ndeshje ndërkombëtare.

Infrastruktura ka qenë gjithnjë ndër pikat më të forta të Dukës dhe investimet e bëra me përkrahjen e UEFA-s dhe fondet e përftuara kanë qenë nja nga arsyet që është votuar në 4 mandate nga më shumë se dy e treta e anëtarëve të shoqatës.

KOMBËTARJA U-20, DY NDESHJE MIQËSORE ME AZERBAJXHANIN, BUSHI SHPALL LISTËN!

Skuadra kombëtare U-20, e cila është në fokusin dhe drejtimin e trajnerit të ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Antalia (Turqi), më përfaqësuesen U-20 të Azerbajxhanit, përkatësisht në datat 21 dhe 26 janar. Sipas programit të Sektorit të Ekipeve Kombëtare, këto dy takime do të luhen, njëra në datë 21 dhe pesë ditë më vonë sfida e dytë në orën 18.00 (ora lokale). Për këtë grumbullim dhe për këto dy ndeshje trajneri i kësaj skuadre Alban Bushi ka grumbulluar futbollistë të datëlindjes: 1997, 1998 dhe 1999, brenda dhe jashtë vendit. Më poshtë do të gjeni edhe listën e lojtarëve që trajneri ka thërritur për miqësoret me Azerbajxhanin në Antalia.

Talenti i Juventusit: Kam marrë ftesë nga Shqipëria dhe Kosova

Shqipëria ka shumë talente të shpërndarë në të gjithë botën, por një ndër emrat më premtues është padyshim Qendrim Kameraj. Me siguri që do të keni dëgjuar për të, pasi 18-vjeçari është pjesë e Juventusit, teksa luan me ekipin e moshave.

Kameraj është transferuar nga Luzerni te bardhezinjtë, teksa këtë sezon, po zhvillon një sezon mjaft të mirë. Talenti shqiptar po i kalon pushimet, teksa nuk ka ngurruar që të flasë për të ardhmen e tij në një intervistë për “KTV”.

“E kam nisur karrierën që në moshën 5 vjeç, për ekipin e FC Bikon, një klub i vogël në Luzern. Në moshën 10 vjeç jam transferuar te ekipi i Luzernës, i cili është klubi më i madh, ku shkojnë lojtarët më të mirë. Aty kam luajtur me ekipin e moshave, por edhe jam stërvitur me skuadrën e parë, ku jam aktivizuar në ndeshjet miqësore.

18 -vjeçari ka kontratë tri-vjeçare me klubin italian, teksa pozicioni i tij është në krahun e djathtë si mbrojtës apo mesfushor.

“Kam luajtur me Zvicrën nga U 15 deri në U 19. Aty erdhën skaut nga skuadra e Juventusit, të cilët më pëlqyen. Këtë sezon jam aktivizuar në 11 ndeshje nga 16 ekipe në total, por edhe në “Youth League”, ku kam shënuar një gol”.
Kameraj ende nuk ka vendosur për të ardhmen, teksa ka mundësinë për të luajtur për Shqipërinë, Kosovën dhe Zvicrën.

“Më kanë kontaktuar Kosova dhe Shqipëria, por duhet ta diskutoj me familjen nëse duhet të ndërrojë kombëtaren. Dëshira? Do të shohim. Ende nuk e kam menduar”, u shpreh futbollisti i Juventusit.
Burimi: vipsport.al

Nuk po gjen hapësira te Breshia, Ndoj pëlqehet nga një tjetër klub italian

Emanuele Ndoj nuk po gjen shumë hapësira te skuadra e Breshias dhe merkato e janarit mund të sjellë ndryshime për të. Mediat italiane shkruajnë se mesfushori i Kombëtares shqiptare po vëzhgohet nga Avelino dhe këta të fundit e shohin si një opsion të mirë për të përmirësuar cilësinë në repartin e mesfushës.

Ai ka qenë pranë Avelinos edhe në merkatot e tjera, por asnjëherë nuk është konkretizuar transferimi i tij. Ndërkohë, Frederik Veseli është shndërruar në një lider të Empolit dhe po ndihmon skuadrën për t’u rikthyer në Serinë A. Ditën e djeshme, mbrojtësi kuqezi ka thënë se ndeshja e ardhshme shërben për t’u afruar më shumë me kreun.

“Ndryshimet tek Empoli ndodhën shumë shpejt. Trajneri i ri luan me katër mbrojtës dhe nuk kam asnjë problem për t’u përshtatur. Në Kombëtare kam luajtur gjithmonë me 4 mbrojtës”, ka thënë Veseli.

Presidenti i FSHF, Armand Duka uron Krishtlindjet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ka munguar në këtë ditë të vecantë për besimtaret që festojnë Krishtlindjet, me urimin përkates në mediat e tij sociale.

Dashamirës të tij e kanë falenderuar për urimin dhe i kanë uruar suksese në një mandat të ri, në krye të futbollit shqiptar, të arrijmë suksese edhe më shumë në drejtimin e tij.

A post shared by Armand Duka (@armand_duka) on