Duka krenohet me sponsorizimet: 335 herë më shumë të ardhura për futbollin

Presidenti i FSHF, Armand Duka, njëkohësisht kandidat për një mandat të ri në krye të këtij institucioni ka vijuar të publikojë në faqen e tij në Facebook, rezultatet e arritura gjatë drejtimit të tij për ngritjen dhe fuqizimin e futbollit shqiptar.

Kësaj radhe Duka është ndalur te të ardhurat e siguruara për futbollin shqiptar nga sponzorizimet, të cilat sipas tij janë rritur me 335 herë, krahasuar me vitin 2002.

“Me 10 mijë Marka gjermane, të ardhura nga sponsorizimet, e gjetëm futbollin shqiptar në vitin 2002. Falë menaxhimit shumë më të mirë të FSHF dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë Euro të ardhura, ose 335 herë më shumë”, shkruan Duka në faqen e tij.

Komenti shoqëron një infografik në të cilin paraqiten sipas mandateve të kaluar edhe të ardhurat që ka siguruar FSHF nga sponsorizimet. Shifrat e financimit nga sponsorizimet kanë ardhur dukshëm në rritje nga 0.01 milionë euro që kanë qenë në vitin 2002, në 3,35 milionë euro që arritën në mandatin 2014 – 2018.

Por presidenti i FSHF duket se ka edhe një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se ai ka qëndruar gjatë në këtë post.

“Për të gjithë ata që mendojnë se 4 mandate në krye të FSHF janë shumë, dua t’ju kujtoj se janë shumë herë më të mëdha punët dhe rezultatet që kemi arritur së bashku me komunitetin e futbollit”, thotë Duka, duke siguruar se do të vazhdojë të punojë fort në 4 vitet e ardhshme, për të bërë më të mirën për futbollin.

Gara për kreun e FSHF ka hyrë tashmë në një fazë vendimtare. Ajo që bie më shumë në sy në daljet publike të kandidatëve është se deputeti socialist, Bashkim Fino e ka fokusuar fushatën e tij te sulmet direkte dhe madje me një gjuhë të ashpër e të mbushur me kërcënime për Armand Dukën dhe pothuajse të gjitha strukturat e FSHF.

Nga ana e tij Duka është përgjigjur me qetësi dhe fushata e tij është bazuar më së shumti te arritjet e deritanishme të FSHF nën drejtimin e tij, duke nisur nga masivizimi i futbollit, te investimet në infrastrukturë, rritja e sponsorizimeve dhe të tjera si këto.

Metamorfoza e infrastrukturës së futbollit

16 vitë më parë Shqipëria ishte praktikisht vendi me infrastrukturën më të dobët jo vetëm në Europë. Stadiumet ishin pothuaj të amortizuara, ndërkohë që terrenet sportive si nëpër impiante ashtu dhe për stërvitje ishin të denja për shprehjen “nuk shiheshin me sy”. “Qemal Stafa” u ishte nënshtruar disa herë rikonstruksioneve modeste, por drejtuesit e UEFA-s dhe skuadrat kundërshtare kishin gjithnjë ankesa dhe nëse aty luheshin sfidat ndërkombëtare kjo më shumë ndodhte sepse ndërkombëtarët toleronin federatën dhe përfaqësimin e Shqipërisë.

Në këto 4 mandate gjithçka është tjetërsuar. Fillimisht u bënë thuajse nga e para të gjithë fushat e stadiumeve dhe, dalëngadalë, me projekte të iniciuara nga FSHF dhe me partnerë pushtetin lokal ose vendor, UEFA-n dhe FIFA-n filluan të ndërtoheshin fushat dhe komplekset stërvitore. Puna e federatës në këtë drejtim ka qenë e shkëlqyer. Ata garantonin gjithnjë cilësi dhe korrektësi me partnerët, teksa UEFA e ka konsideruar gjithnjë zhvillimin e Shqipërisë në këtë sektor si një nga ato gjëra që nuk i kanë bërë shumë federata të tjera.

Pas rikonstriksionit të plotë të fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore u erdhi radha impianteve. Stadium “Selman Stërmasi”, që i ngjante një gërmadhe, tani është një impiant që të ofron komoditet. Klubi Tirana dhe federata bashkëpunuan për ta shndërruar në një të tillë të vlefshëm madje dhe për ndeshje ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhë janë bërë investime të plota ose të pjesshme në qytete të ndryshme, në stadiumet e Laçit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit, për të mos përmendur që tapetet e blerta janë rinovuar të paktën 2-3 herë në çdo stadium.

Të gjitha skuadrat që luajnë sot në Kategorinë Superiore kanë stadiume më shumë se të pranueshme dhe kudo investimi i federatës ka qenë nëpër fusha, tribuna e madje deri tek impiantet e ndriçimit.

Në 4 vitet e fundit ka pasur rikonstruksione në stadiumin “Luftëtari”, në stadiumin e Kamzës, Durrësit, Ballshit e Lushnjës.

Shqipëria sot ka dy stadiume që plotësojnë kriteret për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në grupet e Champions Ligës, shkalla më e lartë e licencimit të një stadiumi në arenën ndërkombëtare. Të dy këto stadiume, si i Elbasanit ashtu dhe i Shkodrës, janë bërë në bashkëpunim me qeverinë në harkun e këtyre 4 viteve. Në rajon vështirë të gjesh stadiume të reja, ndërkohë që “Arena Kombëtare”, një stadium i ri në kryeqytet, do jetë një nga më modernët në Ballkan.

Punimet kanë nisur prej kohës dhe pritet që në harkun e 12 muajve të ketë përfunduar dhe të bëhet përurimi. Stadium i ri do ketë 17 mijë vende dhe do jetë totalisht i mbuluar, madje pa pistë, një stadium i denjë për t’u luajtur edhe Superkupa e Europës.

Në të ardhmen federata është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë klubet dhe pushtetin lokal për ndërtim fushash dhe rikonstruksione stadiumesh. Në katër vitet e ardhshme federata do të përqiet që të rikonstruktojë dy stadiume të tjera që do të jenë të licencuara për ndeshje ndërkombëtare.

Infrastruktura ka qenë gjithnjë ndër pikat më të forta të Dukës dhe investimet e bëra me përkrahjen e UEFA-s dhe fondet e përftuara kanë qenë nja nga arsyet që është votuar në 4 mandate nga më shumë se dy e treta e anëtarëve të shoqatës.16 vitë më parë Shqipëria ishte praktikisht vendi me infrastrukturën më të dobët jo vetëm në Europë. Stadiumet ishin pothuaj të amortizuara, ndërkohë që terrenet sportive si nëpër impiante ashtu dhe për stërvitje ishin të denja për shprehjen “nuk shiheshin me sy”. “Qemal Stafa” u ishte nënshtruar disa herë rikonstruksioneve modeste, por drejtuesit e UEFA-s dhe skuadrat kundërshtare kishin gjithnjë ankesa dhe nëse aty luheshin sfidat ndërkombëtare kjo më shumë ndodhte sepse ndërkombëtarët toleronin federatën dhe përfaqësimin e Shqipërisë.

Në këto 4 mandate gjithçka është tjetërsuar. Fillimisht u bënë thuajse nga e para të gjithë fushat e stadiumeve dhe, dalëngadalë, me projekte të iniciuara nga FSHF dhe me partnerë pushtetin lokal ose vendor, UEFA-n dhe FIFA-n filluan të ndërtoheshin fushat dhe komplekset stërvitore. Puna e federatës në këtë drejtim ka qenë e shkëlqyer. Ata garantonin gjithnjë cilësi dhe korrektësi me partnerët, teksa UEFA e ka konsideruar gjithnjë zhvillimin e Shqipërisë në këtë sektor si një nga ato gjëra që nuk i kanë bërë shumë federata të tjera.

Pas rikonstriksionit të plotë të fushave të stadiumeve dhe fushave stërvitore u erdhi radha impianteve. Stadium “Selman Stërmasi”, që i ngjante një gërmadhe, tani është një impiant që të ofron komoditet. Klubi Tirana dhe federata bashkëpunuan për ta shndërruar në një të tillë të vlefshëm madje dhe për ndeshje ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhë janë bërë investime të plota ose të pjesshme në qytete të ndryshme, në stadiumet e Laçit, Durrësit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit, për të mos përmendur që tapetet e blerta janë rinovuar të paktën 2-3 herë në çdo stadium.

Të gjitha skuadrat që luajnë sot në Kategorinë Superiore kanë stadiume më shumë se të pranueshme dhe kudo investimi i federatës ka qenë nëpër fusha, tribuna e madje deri tek impiantet e ndriçimit.

Në 4 vitet e fundit ka pasur rikonstruksione në stadiumin “Luftëtari”, në stadiumin e Kamzës, Durrësit, Ballshit e Lushnjës.

Shqipëria sot ka dy stadiume që plotësojnë kriteret për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në grupet e Champions Ligës, shkalla më e lartë e licencimit të një stadiumi në arenën ndërkombëtare. Të dy këto stadiume, si i Elbasanit ashtu dhe i Shkodrës, janë bërë në bashkëpunim me qeverinë në harkun e këtyre 4 viteve. Në rajon vështirë të gjesh stadiume të reja, ndërkohë që “Arena Kombëtare”, një stadium i ri në kryeqytet, do jetë një nga më modernët në Ballkan.

Punimet kanë nisur prej kohës dhe pritet që në harkun e 12 muajve të ketë përfunduar dhe të bëhet përurimi. Stadium i ri do ketë 17 mijë vende dhe do jetë totalisht i mbuluar, madje pa pistë, një stadium i denjë për t’u luajtur edhe Superkupa e Europës.

Në të ardhmen federata është e hapur të bashkëpunojë me të gjithë klubet dhe pushtetin lokal për ndërtim fushash dhe rikonstruksione stadiumesh. Në katër vitet e ardhshme federata do të përqiet që të rikonstruktojë dy stadiume të tjera që do të jenë të licencuara për ndeshje ndërkombëtare.

Infrastruktura ka qenë gjithnjë ndër pikat më të forta të Dukës dhe investimet e bëra me përkrahjen e UEFA-s dhe fondet e përftuara kanë qenë nja nga arsyet që është votuar në 4 mandate nga më shumë se dy e treta e anëtarëve të shoqatës.

Presidenti i FSHF, Armand Duka uron Krishtlindjet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk ka munguar në këtë ditë të vecantë për besimtaret që festojnë Krishtlindjet, me urimin përkates në mediat e tij sociale.

Dashamirës të tij e kanë falenderuar për urimin dhe i kanë uruar suksese në një mandat të ri, në krye të futbollit shqiptar, të arrijmë suksese edhe më shumë në drejtimin e tij.

A post shared by Armand Duka (@armand_duka) on