Sadiku largohet nga Levante, polakët zbulojnë ku do të transferohet ylli kombëtares sonë

Sulmuesi Armando Sadiku nuk dëshiron largimin nga skuadra e Levantes. Elbasanasi do t’u tregojë të gjithëve sa vlen dhe se 6 muajt e fundit nuk ishin të mjaftueshme për të shpalosur potencialin e tij. Megjithatë, largimi i tij nga kampionati spanjoll kërkohet nga Levante që nuk e ka më në plane.

“Futbol.pl” zbulon se ekipi i Rizesporit është gati për të paguar 1.5 milionë euro për sulmuesin e Shqipërisë. Ekipi spanjoll e bleu në janar për 1 milion euro dhe del me fitim. Sadiku nga krahu tjetër mund të pranojë transferimin në një kampionat tjetër për të rinisur gjithçka nga zeroja.

Ai kërkon të rifitojë vendin në kombëtare, pasi mungesa e minutave te Levante (vetëm 267 minuta në 6 ndeshje) bënë që Panuçi të mos e grumbullonte në miqësoret e fundit. Polakët nuk harrojnë t’i kujtojnë shqiptarit dhe frazën e tij me “ferrari”. Atyre nuk u ka ardhur aspak mirë për fjalët e thëna kur u largua nga Polonia dhe gjejnë rastin të ja rikujtojnë.

Foto/ Kombëtarja në pikë të hallit, shpërthejnë tifozët: Panuçi ik!

Zhgënjimi ka qenë i madh pas humbjes së kombëtares shqiptare në “vëllazëroren” kundër Kosovës. Kombëtarja jonë nuk arriti të konkretizonte sulmet, dhe mjaftojmë të kujtojmë se goditja e parë në portën kundërshtare erdhi në minutën e 76 nga Balaj.

Një vështrim i shpejt në faqen zyrtare të FSHF, në rrjetin social “Facebook”, të bën të kuptosh se tifozët nuk janë të kënaqur nga Panuçi. Ata kërkojnë që ai të largohet menjëherë. Diçka tjetër që bie në sy është edhe sepse tifozët “ankohen” për festën e tepruar të lojtarëve kosovarë gjatë golave. Më poshtë komentet:

Balotazhi Berisha-Roshi për shiritin e kapitenit, ja kë zgjedh trajneri Panuçi

“Në Kombëtare, kapiten do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Çështje e mbyllur”! – kështu është shprehur trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi që në prezantimin e tij të parë dhe më tej në deklaratat e mëvonshme. Mirëpo, pas Norvegjisë, Odise Roshi dhe Etrit Berisha kanë barazuar njëri-tjetrin për numrin e ndeshjeve me Shqipërinë.

Kjo hedh poshtë edhe rregullin e trajnerit dhe bën që vetë tekniku italian të jetë ai që do të zgjedhë se cili prej lojtarëve do të mbajë shiritin e kapitenit në krah.

Portieri i Atalantës ka shoqëruar trajnerin në konferencën zyrtare për shtyp, si për t’i dhënë më së shumti shanse për shiritin. Ky “rregull i pashkruar i konferencave” do të jetë i vërtetë pasi Panuçi ka preferuar portierin para mesfushorit.

Rrezikohet miqësorja Shqipëri-Ukrainë, kërkesë e çuditshme nga Shevchenko

Miqësorja Shqipëri-Ukrainë, kërkesë e çuditshme nga Shevchenko.

Pas ndeshjes miqësore ndaj Kosovës mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë edhe ndaj Ukrainës së drejtuar nga ish-ylli i Milanit Andriy Shevchenko.
Ndeshja ishte parashikuar të luhej në stadiumin e Evian në Francë më 3 qershor, por Shevchenko ka kërkuar së fundmi të ndryshohet stadiumi.

Kërkesa e tij ka shkuar deri në FIFA dhe tashmë po diskutohet me organizatorët e të dyja palëve, por ende nuk ka një vendim. Kërkesa mund të vlerësohet si e çuditshme, pasi shqetësimi i trajneri të Ukrainës nuk është terreni, i cili është në kushte mjaft të mira, por kapaciteti i stadiumit.

Fajësoi FSHF-në, ja dokumenti që nxjerr zbuluar Albian Ajetin

Albian Ajeti mund të kish qenë pjesë e Shqipërisë, por sulmuesi vendosi t’i bashkohej Zvicrës. Deri këtu gjithçka në rregull, çdo njeri ka të drejtën të zgjedhë se me cilën kombëtare kërkon të luajë, por pak ditë më parë 21 -vjeçari akuzoi Federatën Shqiptare të Futbollit, duke deklaruar se nuk është ftuar asnjëherë për të qenë pjesë e kuqezinjve. Fjalë që rëndonin pozitat e specialistëve pranë këtij insitucioni, të cilët, sipas Ajetit, nuk e konsideruan të vlefshëm, por tashmë është zbuluar një dokument që përgënjeshtron futbollistin e skuadrës së Baselit.

Në këtë dokument, i cili daton më 15 korrik të 2015-ës, pranohet kërkesa e Albian Ajetit për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, pra me ndërmjetësimin e Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë e mundur që lojtari të jetë nënshtetas shqiptar dhe të ketë të drejtën të luajë për kombëtaren kuqezi. Sulmuesi, i cili është vëllai i mbrojtësit të përfaqësuese sonë, Arlind Ajetit, është aktivizuar me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës dhe pak kohë më parë vendosi të përfaqësonte pikërisht kombëtaren helvete, megjithatë trajneri Vladimir Petkovic nuk e përzgjodhi mes lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Rusi.

Ndeshja Kosovë – Shqipëri do të transmetohet në këtë kanal

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të takohen në Zurich për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Shqipëria dhe Kosova takohen në Zurich në stadiumin ‘Letzigrund’ me 29 maj, me fillim nga ora 20:00.

Këtë takim mund ta shikoni në SuperSport 2.

Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të madh nga shqiptarët e Zvicrës dhe është raportuar se janë shitur rreth 32 mijë bileta deri më tani.
Kosova kundër Shqipërisë ka luajtur në tri raste, 1993, 2002 dhe në vitin 2015.

Dy të parat Kosova i ka humbur me rezultatin 3:1 dhe 1:0, kurse në ndeshjen e tretë në Prishtinë ndeshja u mbyll me barazimin 2:2.
Miqesorja e rradhes e kombetares kuqezi do te jete me Ukrainen me 3 qershor ne Evian, France.

Jo vetëm Guri surprizë, Panucci risi tjetër në sulmin kuqezi

Shqipëria luan dy miqësore, fillimisht me Kosovën më 29 maj, ndërsa më 3 qershor kuqezinjtë ndeshen me Ukrainën. Në këto dy ndeshjet trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të shohë nga afër disa lojtarë dhe njëri prej tyre që ftohet për herë të parë është Sindrit Guri, shkodrani që Kukësi e shiti te klubi belg i Oostende për shifrën e 710 mijë eurove.

Tekniku italian ishte në stadium dhe e pa nga afër sulmuesin, që duket se ka bindur, ndaj edhe i është dërguar ftesa.

REY MANAJ – Sulmuesi lushnjar, aktualisht pjesë e Granada në Spanjë, e kishte humbur kombëtaren, pasi edhe konkurrenca në sulm është e madhe, pasi janë emra si Sadiku, Cikalleshi e Balaj.

Por golat e shënuar me Shqipërinë kundër Sllovakisë – realizoi tre herë në dy ndeshje – kanë bërë që Manaj të kthehet me kombëtaren e madhe. E veçanta është që ai ftohet sërish në një ndeshje kundër Kosovës. Në takimin e parë sulmuesi 21-vjeccar arriti edhe të shënonte. Ai nuk është grumbulluar për ndeshjen që Granada luan me Reus Deportiu dhe në mediat spanjolle raportojnë se kjo ka ndodhur pasi sulmuesi është ftuar nga FSHF në kombëtare.

Manaj në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë në “Selman Stërmasi”. Sulmuesi shënoi dy gola

KUSH RREZIKON – Me ftesën dërguar Manajt dhe Gurit, nuk përjashtohet mundësi që të mbetet jashtë listës ndonjë prej sulmuesve. Sadiku nuk ka pasur shumë hapësira te Levante, ndërsa Cikalleshi është i vetmi që ka shënuar me Osmanlispor, teksa në 25 ndeshje (14 si titullar) ka realizuar 6 herë. Balaj e ka mbyllur kampionatin pa asnjë gol, por dëmtimet e kanë penalizuar. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë prej këtyre sulmuesve do të mbetet jashtë listës për miqësoret me Kosovën e Ukrainën. /EDS/

Talenti fierak, Sokol Ymeraj transferohet ne Gjermani

Interviste eksluzive e youwant.al me futbollistin e talentuar, Sokol Ymeraj.

Kur ka filluar karriera juaj si futbollist?
Karriera ime si futbollist ka filluar shume heret qe ne moshen 5 vjecare.

Cili ka qene trajneri juaj i pare?
Trajneret e mi te pare kane qene Romeo Haxhiaj dhe Agron Basholli.

Si ndiheni kur luani per kombetaren e moshave dhe ku doni te arrini ne te ardhmen?
Ndihem i emocionuar dhe i frymezuar sepse eshte ajo cfare deshiroj dhe e bej me pasion. Synimi im eshte qe ne te ardhmen time une te luaj ne nje klub te rendesishem europian ne menyre qe nje dite te luaj per kombetaren A, pasi kjo eshte maksimumi per cdo lojtar qe te luaj me kombetaren e tij.

Kur je emocionuar me shume gjate ndeshjeve te kombetares?
Kane qene dy momente vertet emocionuse . E para ka qene kur kam shenuar golin tim te par kam perjetuar nje moment vertet te vecante . Ndersa momenti i dyte ka qene nje ndeshje kunder kombetares se Zvicres e cila kishte 6 shqiptare ne formacionin e tyre dhe po me dukej sikur po luaja kunder nje ekipi shqiptar pasi ata komunikonin mes njeri tjetrit shqip ne loje.

Mesuam qe jeni transferuar ne Gjermani, mund te na tregoni pak me teper?
Po ne fakt lidhjet e mia me shume klube ne gjermani kane qene qe perpara 2 vitesh por atehere kam qene 16 vjec dhe ishte e pamundur qe te kryeje dokumentacionin e duhur per te luajtur. Tani jam pjese e nje klubi te mire si Bonner Sc qe mi mori persiper te gjitha gjerat qe mua me nevojiteshin.Ne te ardhmen si cdo njeri largpames dua te arrij majat por duke i kaluar hapat nje nga nje. Dua ta shoh veten gjithmone me lart dhe te marr ate qe meritoj. Futbollit i kam dedikuar jeten!

Sot eshte dita e te dashuruarve, ju keni te dashur?
Po eshte nje person qe me qendron afer ne cdo moment.

Fino refuzon ftesën e Dukës, mbledh kryebashikakët në Tiranë

Kandidatët për kreun e FSHF do të jenë të ndarë në “frontet” e tyre edhe në ditën e fundit përpara Asamblesë së Përgjithshme.
Federata Shqiptare e Futbollin ka organizuar sot në mbrëmje një darkë informale në të cilën ka ftuar të gjthë anëtarët e saj si dhe kandidatët për president. Darka është organizuar në Durrës, në të njëjtin hotel ku një ditë më pas do të zhvillohet Asambleja zgjedhore.
Bashkim Fino duket se e ka refuzuar ftesën e bërë nga FSHF. Në një postim të tij në Facebok deputeti socialist shkruan se nuk ka marrë asnjë ftesë nga ana e FSHF apo e organizatorëve.
Por FSHF e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke treguar faksimilen e email-it zyrtar, përmes të cilit i është përcjellë ftesa kandidatit Bashkim Fino.
Mesa duket ftesë e FSHF i ka prishur planet Fino, i cili kishte planifikuar që sonte në mbrëmje të mblidhte në një nga hotelet më luksoze në Tiranë të gjithë kryebashkiakët e Partisë Socialiste.
Burime koinfidenciale thanë se në këtë takim Fino, duke përdorur autoritetin e sekretarit organizativ të partisë do të përpiqet të koordinojë veprimet e kryebashkiakëve me synimin për të krijuar një situatë të pazakontë në Asamblenë e përgjithshme, duke çuar madje deri në bllokimin apo prishjen e mbledhjes.
Takimi që do të zhvillohej në Tiranë është pohuar edhe nga kryebashkiakja e Gramshit, gjatë një telefonate që ka zhvilluar me aktorin Bes Kallaku. Ky i fundit i ka bërë një lojë humoristike kryebashkiakes duke i propozuar në emrë të deputetit Fino disa ndryshime në rregullat e lojës së futbollit.
Kryebashkiakja ka thënë se në datën 6 do të jenë në Tiranë për një takim me z.Fino për të diskutuar për punimet e Asamblesë.
Zhvillimet e fundit heqin përfundimisht çdo dyshim lidhur me përfshirjen e politikës në procesin zgjedhor të FSHF dhe veçanërisht përdorimin nga ana e kandidatit Bashkim Fino të pozicionit të tij si sekretar organizativ i PS.

Rrjeti “masakron” Finon, premtoi “fonde pa fund” për klubet e futbollit

Premtimi i çuditshëm i Bashkim Finos se nëse zgjidhet në krye të FSHF, klubet e futbollit do të kenë “fonde pa fund”, ka shkaktuar situate humori në rrjetet sociale. Të shumta kanë qenë statuset që talleshin me këtë premtim që gjan shumë me ato të fushatave elektorale që politikaët shqiptarë bëjnë çdo dy vjet për zgjedhjet parlamentare apo ato locale.

Ndërkohë një video, që është bërë shumë shpejt virale ka vënë në lojë pjesën më të madhe të premtimeve që Fino ka bërë gjatë debatit televiziv me rivalin e tij Aemand Duka.

Në video shfaqen premtimet Finos për futbollin dhe përkrah tyre premtimet e bëra nga ish-deputeti Alfred Peza gjatë një takimi elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 në qytetin e Peqinit.

Peza në atë kohë shpalosi një listë të gjatë premtimesh për futbollin e Peqinit, që përfshinin një stadium të ri, një fushë stërbitjeje me ndriçim për natën, kanal televiziv të dedikuar për ekipin e Shkumbinit dhe një sërë premtimesh të tjera

Videoja e atij takimi është bërë virale prej kohësh, duke shkakuar një valë humori, por edhe pakënaqësie, pasi edhe pas 4 vjetësh të PS në pushtet asnjë investim nuk është bërë për ekipin e Peqinit, i cili vazhdon të militojë në kategoritë inferiore të futbollit shqiptar.

Ndërkohë Fino, i pranishëm në atë takim, pasi në atë kohë ishte drejtuesi i listës së PS për Qarkun e Elbasanit shfaqet ne video duke qeshur ne mënyrë tinzare me premtimet e kolegut të tij.

5 vjet më pas është radha e Finos të hapë thesin e premtimeve të çuditshme. “Ekipet e futbollit do marrin trefishin e fondeve”, është premtimi i parë, i cili më pas përforcohet me shprehjen “ne do japim fonde pafund” dhe më pas vazhdon “ekipet e kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë do kenë investime të jashtëzakonshme”.

Videoja mbyllet me mesazhin “27 vjet mashtrime – Politikanët shqiptarë”

Pak ditë më parë kandidatët për kreun e FSHF, Armand Duka dhe Bashkim Fino u përballën në një debat televiziv, ku ra në sy qetësia karakteristike, objektiviteti dhe ironia e Dukës nga njëra anë dhe një acarim i tepruar i Finos nga ana tjetër. Ky i fundit pjesën më të madhe të debatit e zhvilloi me britma dhe madje duke mos lejuar as drejtuesin e emisionit të drejtonte debatin.