ZV.PRESIDENTI I UEFA-s SURKIS NË TIRANË, TAKIM ME PRESIDENTIN E FSHF-SË, DUKA

Një delegacion i lartë nga UEFA është takuar sot në selinë e FSHF-së me Presidentin e Federatës së Futbollit, z.Armand Duka dhe me zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit. Pjesë e këtij delegacioni ishte vetë zv.Presidenti i UEFA-s, Grigoriy Surkis, si dhe Thierry Favre’, me detyrën e Drejtorit e Zhvillimit të Federatave Kombëtare në UEFA. Zhvillimet me të fundit të procesit zgjedhor të 7 shkurtit kanë bërë që zyrtarët e lartë nga UEFA të njihen sa më shumë me situatën, por njëherësh edhe të japin mesazhin e plotë dhe të qartë për moscënimin e standarteve zgjedhore nga palët e treta, referuar gjithmonë statuteve të UEFA-s e FIFA-s. Në këtë takim, zv.Presidenti i UEFA-s Surkis së bashku me z.Favre’ kanë biseduar dhe janë njohur me ecurinë e deritanishme të procesit, teksa më pas iu përgjigjën edhe interesit të mediave për prezencën e tyre në Tiranë në vigjilje të zgjedhjeve. Ata theksuan se principet themelore e statutore të UEFA-s e FIFA-s për procesin zgjedhor janë shumë të rëndësishme, dhe primare. Më përpara, delegacioni zyrtar zhvilloi një takim edhe në selinë e Kryeministrisë, ku u priten nga Kreu i Qeverisë, z. Edi Rama.

Panucci punon per elemente te rinj per kombetaren, spikat Zhegrova

Trajneri i perfaqesueses Christian Panucci gjate gjithe kohes se tij po punon per elemente te rinj per kombetaren A. Ne grupin e futbollisteve qe do te grumbulloj, tekniku italian po mendon per Eliminatoret e EURO 2020 dhe per objektivin e FSHF, kualifikimin ne Europian.

Misteri ka ftuar futbollistin me origjine nga Kosova Edon Zhegrova, i cili aktivizohet ne Belgjike me Genk.

Zhegrova në një intervistë për mediat kosovare ka rrëfyer se ka marrë ftesë nga Panucci, për miqësoren me Norvegjinë, qe do te zhvillohet në muajin mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mbetet per tu pare nese i riu premtues do te perfaqesoje ngjyrat e kombit apo te ndonje shteti tjeter.
Burimi youwant.al

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 60

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Christian Panucci është renditur në vendin e 60 për muajin janar 2018, në listën e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga Panucci, ka ngjitur 2 vende në këtë renditje në raport me muajin paraardhës. Ndeshja e fundit për kuqezinjtë ka qenë ajo në miqesoren e turqisë ku trimfuam, Turqi 2-3 Shqipëri e zhvilluar në daten 13 nëntor 2017.

Agolli: Shqipëria nuk ka shumë gjëra për t’u krenuar përveç futbollit

“Dikur futbolli shqiptar nuk bënte pjesë në asnjë hartë të Europës, ndërsa tani në sytë e të huajve shikohet me një mënyrë tjetër, e kjo jo vetëm për sa i përket kombëtares, por edhe për sa i përket kampionatit”.
I këtij mendimi është Ansi Agolli, kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili në një intervistë për të përditshmen “Sport Ekspres” rrëfen se si e ka ndjekur ai ringritjen e futbollit deri në nivelet ku është sot.
“Kam rreth 13 vite që luaj me ekipin kombëtar A, por më parë kam luajtur edhe në kombëtaren U-19 dhe atë të 21-vjeçarëve. Në këto vite që kam qenë pjese e Kombëtares kam vënë re një zhvillim me hapa të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe rezultatet nuk kanë ardhur rastësisht”, është shprehur Agolli.
Për të është e qartë se ky zhvillim i futbollit në vend është rezultat i punës së FSHF dhe presidentit Duka, teksa thotë:
“Kush ka arritur të jetë futbollist në kohen që Duka ka qenë president i ka parë edhe më mirë ndryshimet. Secili nga ne ka punën e vet tek skuadra ku luan, por ama askush nuk mund të ma fshijë mua kënaqësinë që më jep kur shikoj futbollin e vendit tim në nivele te larta. Të jemi realistë, Shqipëria nuk ka shumë gjëra për t’u krenuar përveç futbollit. Le të dalë dikush e të thotë që kemi avancuar në ndonjë sport tjetër, apo në ndonjë sferë tjetër të jetës, me hapa kaq të mëdhenj. Shqipëria ka ecur përpara në shumë drejtime, por askund aq sa futbolli.
Unë kam rreth 15 vite që e njoh Dukën. Kam marrëdhënie njerëzore dhe profesionale mjaft të mira me të. E kam parë vetë se sa pranë i ka qëndruar skuadrës ne momente të vështira dhe pasioni që ai ka për punën që ka bërë në Federatën Shqiptare të Futbollit, institucionin më frytdhënës në Shqipëri”.
Kapiteni i kombëtares nuk u shmanget edhe atyre që ditët e fundit e kane sulmuar së bashku me shokët e tjerë të kombëtares për mbështetjen publike që i kanë dhënë kandidaturës së Dukës për kreun e FSHF.
“Çdo ish-futbollist apo futbollist aktual i Kombëtares shpreh atë që ka parë dhe po sheh. Askush nuk flet për interesin personal apo për t’i bërë mirë federatës, sepse nuk është fushatë ku voton populli i thjeshtë, por sepse këto ndryshime janë të dukshme nga viti në vit. Për fjalët nuk e vras shumë mendjen, unë them atë që ndiej, qoftë kjo e saktë, apo e gabuar”.