UEFA NATIONS LEAGUE: JA PROGRAMI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË

Kombëtarja shqiptare e futbollit pasi ka njohur kundërshtarët  e UEFA Nations League, Skocinë dhe Izraelin, në shortin e hedhur sot në Lozanë të Zvicrës, ka mësuar edhe datat e ndeshjeve për grupin e parë, në divizionin C ku bëjme pjesë.

Datat e ndeshjeve, jane si mëposhtë:

07.09.2018  ora 20:45  Shqipëri-Izrael

10.09.2018 ora 20:45   Skoci-Shqipëri

14.10.2018 ora 20:45    Izrael-Shqipëri

17.11.2018 ora 20:45     Shqipëri-Skoci

 

Panucci punon per elemente te rinj per kombetaren, spikat Zhegrova

Trajneri i perfaqesueses Christian Panucci gjate gjithe kohes se tij po punon per elemente te rinj per kombetaren A. Ne grupin e futbollisteve qe do te grumbulloj, tekniku italian po mendon per Eliminatoret e EURO 2020 dhe per objektivin e FSHF, kualifikimin ne Europian.

Misteri ka ftuar futbollistin me origjine nga Kosova Edon Zhegrova, i cili aktivizohet ne Belgjike me Genk.

Zhegrova në një intervistë për mediat kosovare ka rrëfyer se ka marrë ftesë nga Panucci, për miqësoren me Norvegjinë, qe do te zhvillohet në muajin mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Mbetet per tu pare nese i riu premtues do te perfaqesoje ngjyrat e kombit apo te ndonje shteti tjeter.
Burimi youwant.al

Murinjo do Elseid Hysajn te Mançesteri, stafi i portugezit po e vëzhgon

Mbrojtesi i kombetares sone, Elseid Hysaj po vëzhgohet nga Zhoze Murinjo. I cili prej kohësh, drejtuesit e Junajtid dhe stafi i trajnerit portugez, po monitoron mbrojtësin shqiptar që aktivizohet në rradhet e Napolit.

Shkodrani është një nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Sarrit dhe luan si titullar thuajse në të gjitha kompeticionet.

Sensi i lartë i përshtatshmërisë së tij, si në krahun e majtë, ashtu edhe në të djathtë, ka bërë që shpeshherë të ndihmojë ekipin kur është në vështirësi, cilësi për të cilën Zhoze Murinjo e vlerëson maksimalisht.

Deri tani, për 23-vjeçarin janë ofruar 25 milionë paund nga skuadra e Junajtid, por Napoli kërkon që “djajtë” të paguajnë klauzolën e tij 50 milionë euro, me e larta ne histori kjo per nje futbollist te Shqipërisë.

Superkupa e Europës 2020, optimizëm për kandidaturën e Shqipërisë

Organizimi i një evenimenti madhor, duke sjellë në Shqipëri skuadrat më të mëdha kontinentale, mbetet synimi i Federatës së Futbollit. Nëse inaugurimi i Arenës Kombëtare me një ndeshje të madhe ndërkombëtare për vitin 2019 nuk u realizua, tashmë objektivi është Superkupa e Europës për vitin 2020 dhe optimizmi nuk mungon. Sipas Kejdi Tomorrit, shefit të sektorit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në federatë, këtë herë shanset janë më të mëdha, edhe sepse stadiumi modern në kryeqytet do të jetë i përfunduar.

Federata e Futbollit kandidoi për Superkupën e Europës 2020, një proces i hapur që realizohet çdo vit në UEFA. Dëshira e FSHF është që sportdashësit shqiptarë të shohin nga afër dy ekipet më të mira të vitit 2020, që do të jenë fituesja e Champions dhe ajo e Europa League.

Këtë herë mendojmë se kemi shumë më tepër shanse përsa i përket fitimit të organizimit të Superkupës në Shqipëri, sepse nuk garojmë me një stadium në letër, por me një kompleks real dhe impiant real, i cili është nga më të mirët në rajon dhe me parametrat më të larta të kërkuara nga UEFA.

Gara nuk është aspak e lehtë. Kandidaturat e tjera janë serioze: nga impianti “Do Dragão” në Portugali, “Grand Stade de Nice” në Francë, “Sami Ofer” në Haifa të Izraelit, “Almaty Central Stadium” në Kazakistan, “Dinamo Stadium” në Minsk të Bjellorusisë, “Helsinki Olympic Stadium” në Finlandë apo “Zimbru Stadium” në Moldavi dhe “Windsor Park” në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.

Kemi shtete të tjera kandidate, vende mjaft të fuqishme dhe me inftastrukturë mjaft të zhvilluar, si Franca, Irlanda apo Finlanda. Megjithatë, me stadiumin që kemi mendojmë se jemi kandidatë potencialë për organizimin e Superkupës 2020. Afati për dorëzimin e dokumentacionit është data 29 Mars ora 18:00. Pas kësaj date UEFA ka ngritur një komision të posaçëm për shqyrtimin e dokumentacionit të të gjitha federatave. Më pas informacioni i përcillet Ekzekutivit të UEFA-s i cili merr vendimin për shpalljen e vendit organizator për Superkupën e Europës së vitit 2020.