Mbrojtësi i Kroacisë për pak sa nuk thyen qafën (Video)

Pavarësisht se nuk fitoi trofeun, Kroacia u kthye në atdhe sikur të ishte kampione e Botës.

Mijëra tifozë kanë dalë rrugëve dhe në shesh për të pritur ekipin dhe për të festuar me ta.

Gjatë festës, mbrojtësi Vida rrëshket dhe për pak sa nuk bie nga një lartërsi e konsiderueshme duke rrezikuar jo pak.

Për fatin e tij, aty ndodhej portieri Subasiç i cili e kapi dhe nuk e lejoi.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit.

Mbrojtësi i Kroacisë për pak sa nuk thyen qafën on Vidnews.

Pas suksesit vijnë ofertat për Daliç, aziatikët janë gati ta bëjnë milioner

Zlatko Daliç është kthyer brenda pak kohësh nga një emër i panjohur në botë, në një nga trajnerët më të kërkuar në tregun ndërkombëtar. Për teknikun i cili drejtoi Kroacinë drejt një objektivi që mendohej i pamundur si finalja e Kupës së Botës, ka ardhur koha që të fitojë diçka financiarisht nga fama e tij.

Ai ishte ndër trajnerët që paguhej më pak në Botëror, pasi përfitonte vetëm 500 mijë euro në vit si teknik i Kroacisë, një rrogë e papërfillshme nga klubet që e kërkojnë. Sipas mediave kroate, atij i kanë ardhur oferta të shumta nga kampionate prestigjioze, por edhe shumë të rëndësishme financiarisht nga Azia.

Klubet kineze dhe nga Koreja e Jugut janë gati të bëjnë çmenduri për të dhe një prej tyre raportohet se ka ofruar një rrogë prej 5 milionë dollarësh në vit për teknikun. Daliç ka kërkuar kohë të mendohet, pasi nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë apo jo te Kroacia.

Ai ka një akord parimor për dy vite të tjera me Federatën Kroate dhe ka thënë gjithmonë se ai e sheh si prioritet para çdo gjëje tjetër. Ndërkohë, Federata i ka bërë gati përmirësimin e kontratës, duke rritur rrogën e tij në 1 milion euro në vit, për ta bërë trajnerin më të paguar në historinë e përfaqësueses. E meriton plotësisht, apo jo? /vipsport.al/

FOTO / Daliç është heroi i ditës, kujdesej për lojtarët edhe gjatë festimeve

Zlatko Daliç është kthyer në hero në Kroaci, pasi drejtoi përfaqësuesen e këtij vendi drejt një finaleje historike në Rusi 2018. Por sot, ai është bërë hero edhe falë një fotoje që po qarkullon në rrjetet sociale nga festimet e ekipit pas mbërritjes në Zagreb.

Ekipi ka përshkruar për rreth 5 orë e gjysmë me autobus të hapur itinerarin nga rrethinat deri në qendër të qytetit, mes më shumë se 500 mijë vetëve që kishin djalë për t’i pritur në rrugë e për të festuar me ta. Gjatë kësaj kohe, lojtarët kanë festuar si të çmendur të hipur në autobus por ndërkohë, Daliç kujdesej që atyre të mos u ndodhte asgjë.

Disa foto të shkrepura sot tregojnë se si Daliç mbante nga bluza Domagoj Vidën i cili kishte kërcyer mbi makinë dhe po festonte. Daliç i kujdesshëm shtrëngonte lojtarin nga frika se mos rrëzohej, duke menduar në ato çaste më shumë për të sesa për të festuar.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit në Kroaci dhe i kanë veshur edhe më shumë petkun e heroit teknikut në ditën e sotme ku ai ishte një nga protagonistët kryesorë të festës edhe në shesh.

Pamjet e tij duke qarë në autobus ndërsa tifozët e thërrisnin nga të gjitha anët ishin gjithashtu ndër më të shpërndarat në rrjete sociale në Kroaci

Pikante/ Nga mashtrimi i Grizman te djali që solli topin, ja 7 gjërat që nuk u panë në finalen e Botërorit

Kupa e Botës përfun doi në duart e francezëve dhe u ngrit fillimisht nga portieri Hygo Loris, por përpara se të niste ndeshja u sigurua mirë nga dy roje të sigurisë që rrinin të “ngrysur” dhe shihnin me egërsi. Me të drejtë, kishin për detyrë të mbronin gjënë më të çmuar të ditës.

PA DHURATË- Trajneri i Francës Didie Deshamp u kap i papërgatitur nga homologu i tij Zlatko Daliç. Ky i fundit kishte një dhuratë për trajnerin francez të paketuar me logot e Kroacisë. Të dy trajnerët u përqafuan dhe me gjasë Deshamp i kërkoi falje që nuk kishte një dhuratë për të.

I SHKURTËR- Ndoshta nuk u vu re, por në momentin e shortit të arbitrit Pitana për nisjen e lojës, djaloshi që solli topin ishte më i gjatë sesa Luka Modriç. Madje, ai ishte më i gjatë edhe sesa dy asistentët e arbitrit dhe konkurronte gjithashtu portierin Loris dhe vetë Pitanën, i cili ishte 193 centimetra.

SUPER MBAPE- Kilië Mbape nuk është më një adoleshent. 19-vjeçari zhvilloi një Botëror spektakolar, por përpara se të shënonte, në pjesën e parë bëri një veprim që shastisi mbrojtësin Vida. I kaloi topin mes këmbëve, por në fakt loja u ndal për pozicion jashtë loje.

GRIZMAN “MASHTRUES”- Antuan Grizman shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 38-të nga pika e bardhë e penalltisë. Por përpara se të nisej, ai komunikoi me sy me portierin Daniel Subashiç duke tentuar ta mashtronte atë. Sulmuesi francez bëri me shenjë duke përdorur buzët dhe sytë se do të godiste nga e majta e portierit. Dhe portieri u gënjye duke u hedhur pikërisht nga ajo anë. Në fakt, Grizman goditi nga ana tjetër dhe e dërgoi topin në rrjetë duke fituar edhe duelin e nervave me gardianin kroat.

FANELLAT E REJA- Afro 20 mijë tifozë do të kenë mundësinë që javën e ardhshme të kenë në duart e tyre fanellat e Francës me dy yje mbi stemë, që simbolizojnë dy kupa bote. “Nike” prodhoi një edicion të limituar të tyre pa e ditur që Franca do të fitonte Kupën e Botës. Një “bast” i fituar nga kompania e njohur, e cila pas fërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Pitana publikoi një video: Ia dolëm Francë!

ATMOSFERA- Moska prodhoi një atmosferë të shkëlqyer në ditën e finales dhe turneu i zhvilluar aty u mbyll në mënyrë të jashtëzakonshme, por ajo që ndodhi në Francë ishte spektakolare. Një nga skenat më të bukura të para ndonjëherë, ku në kullën “Eiffel” mund të ishin qindra njerëz. I bashkonte pasioni.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Pritja e Kroacisë shkakton probleme, 500 persona humbën ndjenjat në shesh

Pritja e skuadrës së Kroacisë në Zagreb ka bërë që në sheshet kryesore ku do të zhvillohej pritja e ekipit pas zbritjes nga autobusi, të mblidheshin turma të mëdha njerëzish që në orët e para të mëngjesit. Por qëndrimi në shesh për të zënë vendin për shumë orë radhazi dhe në temperatura të larta, ka shkaktuar jo pak probleme.

Sipas drejtuesve të zyrave të emergjencave në Zagreb, gjatë ditës së sotme është dashur rreth 500 herë ndërhyrja e punonjësve të ambulancave të vendosur në pika të ndryshme të sheshit, pasi persona të ndryshëm kishin pësuar gjendje të fikëti për shkak të temperaturave të larta, mungesës së ujit apo ushqimit. Për ta kishte qenë shpesh thuajse e pamundur që të lëviznin nga pozicionet ku gjendeshin të ngjeshur mes njerëzve.

Për këtë arsye, sa më shumë që afronte festa, aq më shumë ishte shtuar edhe personeli i emergjencave, për të evituar që kjo festë të kthehej në tragjedi mes kaosit dhe vapës së madhe në pritje të ekipit kroat. /vipsport.al/

Surpriza e pakëndshme në finale – FOTO

Gjithçka në televizorë u duk se shkoi për mrekulli në finalen e madhe të Botërorit të fituar nga Franca 4-2 ndaj Kroacisë.

Por në fakt nuk ishte kështu. Katër persona ndërprenë ndeshjen pak pas nisjes së pjesës së dytë dhe kjo nuk u transmetua nga regjia.
“Pushtimi” i fushës është marrë përsipër nga vajzat e famshme të grupit muzikor “Pussy Riot”, të cilat njihen për protestat e tyre.

Grupi, që njihet si një zë kundër Kremlinit, ishin të veshur si policë për të protestuar kundër abuzimit me të drejtat e njeriut.


Alarm në Kroaci për Daliç: Nuk kam vendosur nëse qëndroj

Zlatko Daliç mund të jetë trajneri më i suksesshëm, por edhe me jetëgjatësinë më të shkurtër në historinë e përfaqësueses kroate. Tekniku ka bërë të ditur se nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë apo jo në pankinën e kësaj përfaqësueseje për edicionin e ardhshëm.

“Më parë do të bëj disa pushime dhe më pas të vendos”, ishin fjalët e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se nuk ishte e sigurt vazhdimësia e tij në këtë skuadër. “Tani jam gati për pushime. Këto dy muaj ishin shumë të bukur, jam krenar për djemtë, por tani kam nevojë për pak pushime, të kem kohën e duhur të marr një vendim. Tani po mendoj vetëm për një kthim të lumtur në shtëpi”.

Daliç u emërua përkohësisht në pankinën e Kroacisë në tetorin e vitit të kaluar, duke ndihmuar këtë të fundit fillimisht të zinte vendin e dytë në grupin kualifikues e më pas të kualifikohej nëpërmjet play-off. Që atëherë, u fol për rinovimin e tij, por duket se vetë tekniku ka shtyrë gjithçka në pritje të Botërorit. Gjithsesi, për shumëkënd duket thuajse e pamundur që të bëjë më mirë se në Rusi 2018. /vipsport.al/

I mblodhi lojtarët në fund, Daliç rrëfen diskutimin e tij!

“Në radhë të parë dua të përgëzoj Francën për fitimin e Kupës së Botës. Jemi të trishtuar dhe krenarë, por mendoj se luajtëm mirë. Na preu këmbët ajo penallti, pastaj u bë e vështirë. Gjithësesi, duhet të jemi krenare dhe të kënaqur për atë që arritëm”.

I mërzitur, sigurisht, por ende një njeri i matur dhe zotëri… trajneri i Kroacisë, Daliç. “Kemi arritur suksesin më të madh në historinë e vendit tonë, por nuk është koha të qeshim dhe kënaqemi, pasi në fund të fundit, jemi humbës. Kjo është jeta, ky është futbolli. Francezët nuk na befasuan, bënë atë që dinë të bëjnë. Pësuam dy gola aksidentalë…”.

Por, çfarë do të bëjë tani Daliç? “Pak pushim, të marr veten! Nuk dua që të flas për këtë temë tani. Kam përjetuar një muaj fantastik”.
“Kisha besim deri te 3-1, më pas gjithçka mori fund, kur pësuam golin e katërt. Edhe pse shënuam golin e dytë, sërish bëhej e pamundur, pasi je kundër Francës”.

Të gjithë duan të dinë se çfarë i tha Daliç lojtarëve teksa i mblodhi në fund?

“Të ngrenë kokën, që dhamë gjithçka kishim në trup dhe duhet të jemi krenarë. Ishim pranë triumfit dhe historisë, por nëse dikush në fillim do të na thoshte se do të shpalleshim nënkampionë, nuk do ta besoja kurrë

Renditja e FIFA-s, Shqipëria në vendin e 60

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Christian Panucci është renditur në vendin e 60 për muajin janar 2018, në listën e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s. Skuadra e drejtuar nga Panucci, ka ngjitur 2 vende në këtë renditje në raport me muajin paraardhës. Ndeshja e fundit për kuqezinjtë ka qenë ajo në miqesoren e turqisë ku trimfuam, Turqi 2-3 Shqipëri e zhvilluar në daten 13 nëntor 2017.

Të premten në Moskë, hidhet shorti i Botërorit, por si do procedohet?

Të premten në Moskë do të hidhet shorti për Botërorin rus por si do të funksionojë ai? 32 kombëtaret pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo, me nga 8 ekipe, bazuar në klasifikimin e tyre në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Ekipet me renditjen më të mirë gjenden në vazon e parë, ndërsa ato me renditjen më të dobët në vazon e katërt. I vetmi përjashtim është Rusia që si vend organizator pozicionohet direkt në vazon numër 1. Shorti do të fillojë me vazon e parë dhe do të përfundojë me vazon e katërt. Skuadrat që do të dalin nga vazo gjatë shorteut do të vendosen në grupet sipas radhës, Ekipet e vazos së parë do të kenë të gjitha pozicionin numër 1 në grupin e tyre nga A deri te H, për shembull A1, B1, C1 e kështu me radhë. Rusia si vend organizator automatikisht vendoset në grupin A. Skuadrat në vazot, 2, 3 dhe 4 do të pozicionohen në një nga 3 vendet e mbetura në grup, por pozicionet e tyre nuk janë të paracaktuara, në momentin që emri i një përfaqësueseje do të dalë nga vazo, një tjetër vazo do të përcaktojë dhe pozicionin e tyre të saktë në grup.

Dy skuadra nga e njëjta konfederatë nuk mund të shortohen në të njëjtin grup, pra disa nga ekipet në vazot 2, 3 dhe 4 mund të kapërcejnë grupet sipas rendit të tyre nëse në to është shortuar më parë një ekip nga kontinenti i tyre. Përjashtim në këtë grup bën vetëm Europa që me 14 skuadra të kualifikuara në Botëror, mund të ketë më tepër se një përfaqësuese për çdo grup. Psh nëse në short do të dalë emri i Zvicrës menjëherë nga vazo e dytë, ajo do t’i bashkangjitet Rusisë në grupin A. Nëse Kolumbia do të jetë emri i dytë që do të shortohet nga vazo e dytë, atëherë ajo do të kapërcejë grupin B ku mund të gjendet hipotetikisht Brazili, për të kaluar në Grupin C. Nëse ekipi i tretë në radhë që del nga Vazo B do të jetë Kroacia, atëherë ajo do të shortohet me Brazilin në grupin B, pasi rendi që ndiqet gjatë shorteut për përcaktimin e grupeve është ai alfabetik në bazë të emërtimit të grupit. Supozojmë që ekipet e vazos së dytë u shortuan të gjitha në grupet e tyre dhe tashmë është radha e vazos së 3-të për të hyrë në short. Supozojmë se ekipi i parë i shortuar është Egjipti, ai do t’i bashkangjitet Rusisë dhe Zvicrës në Grupin A.

Ekipet e radhës që shortohen hipotetikisht janë Costa Rica dhe Irani që shkojnë në grupet B dhe C. Nëse ekipi i radhës që shortohet është Islanda ajo nuk mund të pozicionohet në grupin D, sepse janë në maksimum dy skuadra europiane në atë grup, pra në këtë rast Islanda do të shkojë në Grupin E me Belgjikën dhe Perunë. supozojmë se vazo e 3-të përfundoi dhe kanë mbetur vetëm 3 ekipet e vazos së fundit për t’u shortuar Nigeria, Arabia Saudite dhe Maroku.Nëse Arabia Saudite është emri radhës që del nga vazo teorikisht ajo duhet të shkojë në Grupin F meqë nuk ka përplasje gjeografike por do të mbeteshin dy ekipe afrikane të pashortuara, por një nga dy grupet e mbetura ka tashmë një skuadër afrikane, ndaj Arabia Saudite në këtë rast kalon në Grupin H dhe Nigeria e Maroku shortohen në grupet e radhës sipas rendit që dalin nga vazo, duke kompletuar dhe 8 grupet e Botërorit, shorti i të cilit do të hidhet me datë 1 dhjetor në Moskë