Me buqeta lulesh, dhimbje dhe lot përcillet për në banesën e fundit mësuesja që ra në kontakt me energjinë elektrike teksa lahej në dush

I është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme drejtoreshës Ornela Gjeçi, e cila humbi jetën teksa po lahej në dush pasi ra në kontakt me energjine elektrike.

Për të përcjellë mësuesen e shkollës drejt banesës së fundit

Nuk ka munguar personeli pedagogjik, të afërm, banorë të zonës e miq e shokë nga Durrësi e Shijaku.

Ornela kishte 14 vjet që kryente detyrën e drejtoreshës së shkollës në Rrubjekë dhe kishte fituar respektin e kolegëve, të nxënësve, por edhe të banorëve të zonë.

Shoqja e saj e fëmijërisë njëkohësisht edhe kolegia e saj, Sonila Domi, e cila thotë se sot në shkollë ishte e pamundur të bëje mësim.

“Ne jemi banorë të kësaj zone. Njiheshim prej vite, jemi lindur dhe rritur këtu. Ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare Maminas, unë isha në Rrubjekë.

Pas disa vitesh u bë drejtoreshë në shkollën Rrubjekë. Çdokush pas një fatkeqësi thuan fjalë të mira, por për atë me gjithë mend jetojnë fjalët e mira. Ka qenë kolege drejtuese, motër shumë e mirë, qëndrim të ngrohët me prindërit. Një prind i një nxënësi më mori në orën 6, thash mos ishte një shaka.

Sipas fjalëve ka bërë dush dhe e ka zënë korrenti nga shkarkimi elektrik. E ka gjet bashkëshorti pasi është kthyer vonë nga puna. Ai kthehet gjithmonë në orën 11. E ka çuar në gjendje jete ne spital, por nuk mbijetoi. Dje ishte pushim por ajo na mblodhi për ketë të shtëpia e saj.”

Kiara pyet Luizin: Ke ndonjë ves jashtë? Përgjigja e tij ngre dyshime

Ndryshe nga Luizi, i cili gjithë kohën e shpreh dashurinë e tij për Kiarën dhe dëshiron që çdo moment të qëndrojë pranë saj, kjo e fundit ka qenë disi më e rezervuar.

Ndonëse 24 orë në praninë e Luizit dhe mbi 80 ditë qëndrim së bashku në një shtëpi, Kiara ka ende disa pikëpyetje për Luizin, të tipit, çfarë ka bërë ai në të kaluarën e tij.

Teksa të dy ishin shtrirë në krevatin e Kiarës, kjo e fundit e pyeti Luizin se çfarë ka bërë ai më parë dhe nëse ai ka apo jo ndonjë ves, që nuk ia ka thënë asaj.

Luizi nuk preferoi të përgjigjej, po tha se ai i ka bërë të gjitha dhe se nuk ka me pishman asgjë.

Kiara e pyeti sërish se çfarë nënkupton ai, kur thotë të gjitha, por Luizi heshti dhe u largua nga shtrati i saj.

“Gjithë shqiptarët janë me çiftin”/ Tjetër dron mbi shtëpinë e BBV, lumturohen Luizi dhe Kiara

Një tjetër dron ka mbërritur në shtëpinë e “BBV” ditën e sotme (23 mars). Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga e shtuna dhe Kiara është në nominim “kokë më kokë” me Oltën, fansat i kanë dërguar një mesazh Kiarës dhe sidomos Luizit.

“Gjithë shqiptarët janë me çiftin,”-shkruhej në dronin e dërguar.

Disa nga banorët ndër to dhe Luizi, ndodhej jashtë afër pishinës në momentin kur droni ka kaluar mbi shtëpinë e “BBV”. Ndonëse produksion ju bëri thirrje të hynë në shtëpi, ata arritën ta shikojnë.

I gëzuar këngëtari është futur brenda duke i thënë Kiarës që pas kësaj që pa nuk del ajo të shtunën.

“Instagramin e Luizit e bllokoi Top Channel”, kunati vë pikat mbi i

Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda.

Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina Ejlli dhe kjo sepse sipas menaxhuesve të tij, motra dhe shoqja, është tentuar të merret nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat e lidhje me emrin dhe administrimin.

Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar në Instagramin e tij, ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.

“Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar asnjë dokumet”.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të shijohet loja e Luizit dhe se kur ai të dalë jashtë, gjithçka do të sqarohet.

Kiara dhe Olta në nominim, fituesi i Big Brother kanadez këshillon fansat si duhet të veprojnë!

Jehona e nominimit të fortë mes Oltës dhe Kiarës ka mbërritur edhe në Kanada.

Fituesi i ‘Big Brother Kanada’, Kevin Jacobs, nga i cili Luizi frymëzohet për planet, e ka një koment për atë që po ndodh.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Kevin thotë se duhet të shpëtohet Kiara, pasi në këtë mënyrë shpëtohet edhe Luizi.

Ai nuk e ka idenë se çfarë po bën Luizi në lojë, por aludon se e gjitha kjo mund të jetë një strategji e tij.

Kevin Jacobs, krejt papritur u bë kryefjala e lajmeve në Shqipëri, pasi Luizi e përmendi në lojën që bëri për të çuar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon.

Olta Gixhari ka folur me bashkëshortin? Deklarata e aktores ngre dyshime: I thashë që të vijë të shtunën (VIDEO)

Nominimi “kokë më kokë” mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar debate dhe tensione mes banorëve të Big Brother Vip. Aktorja ka shprehurpasiguritë e saj nëse do fitoja apo jo mes këtij nominimi.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Olta shfaqet duke biseduar me Dean, ku i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin.

Ajo dëgjohet teksa i thotë Deas që i ka thënë partnerit të saj, Dorit që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës, ai të gjendet pranë saj.

“Unë i thashë Dorit dje, sidoqoftë të shtunën hajde këtu”, dëgjohet të thotë Gixhari.

Nuk dihet nesë Olta ka folur apo e ka takuar bashkëshortin, apo ishte thjesht një mesazh që ajo donte t’i jepte atij nga shtëpia.

Fansja e Luizit dhe Kiarës: Do votojmë nga 5 herë si familje për të nxjerrë Oltën nga shtëpia

Luizi, Kiara, Olta dhe gjithë lojtarët e tjërëë të BBV, janë bërë si pjestarë të shtëpisë në çdo familje shqiptare.

Kryefjala e ditës sot në Tiranë dhe kudo në Shqipëri nuk janë çmimet e larta, e as rrogat e ulta, por çfarë ndodh dhe kush del të shtunë apo të martë nga shtëpia e Big Brother.

Madje shqiptarët kanë edhe banorin e tyre të preferuar, ku shumicën mesa duket i ka Luizi, i cili ëhstë kthyer në një fenomen më vete.

Ka dhe nga ata qytetarë që përveç banorit të preferuar kanë edhe armikun brenda shtëpisë, për të cilin janë gati të çojnë me dhjetra mesazhe vetëm për ta nxjerrë nga BBV.

Zonja është fanse e Luizit dhe Kiarës, dhe këtë javë do të votojë disa herë për të nxjerrë Oltën nga shtëpia e BBV.

Avokatja e Qetsorit përgatit padinë ndaj Bledi Manes, pretendon se shpifi kur tha se ishin në burg bashkë

Pak ditë më parë, ish-konkurrenti i Big Brother, Bledi Mane tha se kishte qenë në burg me konkurrentin vlonjat Qetsor Ferrunaj.

Bledi ironizoi duke thënë se ai kishte shërbyer te biblioteka e burgut, ndërsa Qetësori sipas tij, ishte te “qelia e hajdutëve të pusetave”.

Bledi i referohet këtu lajmeve të përhapura vite më parë, se Qetsori ishte arrestuar për vjedhjen e një kablli elektrik (me qëllim shitjen për skrap) në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një personi që pretendon se është avokatja e Qetsorit. Përmes një mesazhi që vetë Bledi e ka publikuar, ajo thotë se nuk rezulton që Qetsori të ketë qenë në burg, ndaj i kërkon atij të qartësojë deklaratën ose do të përballet në gjyq me të për shpifje.

Mesazhi i avokates së Qetsorit:

“Ju jeni të gjithë zvarranikë”, ofendime mes Luizit dhe Kristit: Ti je kokrra e m*tit

Debatet në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP duket se nuk kanë të ndalur mes banorëve, ku nuk mungojnë as ofendimet.

Ditët e fundit Kristi ka pasur debate të forta me Lorenc Hasramën si dhe Qetsorin dhe duket se këtë inat dhe mërzi e ka shprehur me të gjithë banorët duke i quajtur “zvarranikë”.

Mirëpo këtij epiteti të përdorur nga Kristi i është përgjigjur Luizi. Siç kemi parë shpesh banorët një ofendimi i kundërpërgjigjen me një fjalë ofenduese me të rëndë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: E di si më dukeni ju mua?

Lorenc: Hë fol

Kristi: Ju më dukeni të gjithë si zvarranikë

Luizi: Po ti e di ça je ti?

Kristi: Jo nuk e di

Luizi: Ti je kokrra e mu*it

Kristi: Si the?

Çifti shqiptar që punojnë si murator në Greqi, gruaja: Ia vodha zanatin burrit

Aurela dhe Manoli janë çifti i pazakontë i muratorëve shqiptarë në Greqi.

Ata kanë treguar se si shkon marrëdhënia e tyre në punë përveç se si prindër të dy fëmijëve.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti ka treguar se ndajnë gjithçka së bashku, pasi në fillim ishte Manoli ai që punonte si murator, më pas Aurela “i vodhi” zanatin.

Sakaq, dyshja kanë theksuar se gjithçka e kanë të ndarë dhe arrijnë ta menaxhojnë shumë mirë.

“Jemi shumë të lidhur. Përveç se jemi çift, jemi edhe shokë, si vëllezër, kemi krijuar një lidhje shumë të mirë me njëri-tjetrin. Nuk zihemi në punë, të themi edhe këtë. Në punë i bëjmë që të dy të gjitha, përveç se kur është ndonjë punë shumë e vështirë, me ngritje peshash për shembull. Ato i bën Manoli. Kurse në shtëpi, i kemi ndarë punët, kemi dy fëmijë, për shembull, Manoli do të çojë fëmijët në kurse anglishte, në sport, kurse unë do të gatuaj”, tha Aurela.

“Unë jam me origjinë nga Tiranë, ndërsa Aurela është vajzë e Vlorës. Si gjithmonë gruaja është menaxherja kudo. Aurela më të shumtat punët e shtëpisë. Ne lyejmë shtëpinë çdo tre muaj, del një ngjyrë e re dhe thotë Aurela, hajde e lyejmë, e provojmë edhe ne”, u shpreh Manolo.